Komisioni i Jashtem rikthen rezoluten e vitit 2004 per ceshtjen ame
Anëtarët e Komisionit të Jashtëm diskutoi rezolutën Çame. Por kjo seancë nuk ka kursyer surprizat, kur kryetari i komisionit Fatos Beja ka risjellë në vëmendje rezolutën e viti 2004 për një çështje të tillë. Sipas tij, kjo rezolutë nuk mund të injorohet.
I gjendur përballë një fakti të tillë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nxitoi të saktësonte se “rezoluta e 2004 në procesverbal del sikur nuk është miratuar. Ne dimë që kjo rezolutë është rrëzuar në atë vit. Po të ishte miratuar do dilte në fletoren zyrtare".
Por kryetari Beja ka deklaruar se nuk duhet bërë një rivotim, vetëm një rregullim në procesverbal, pasi rezoluta është votuar një herë, nuk votohet për së dyti.
Në vlerësimin e Idrizit, fshehja e këtij dokumenti përbën një dëm të madh shoqëror se asnjë qeveri nuk i është referuar asaj.
Për këtë arsye, deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ka fajësuar ish kreun Kuvendit Servet Pëllumbin duke kërkuar që t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente.
Ndërkaq deputeti, Katsriot Islami kërkoi që të sqarohet rezoluta e 2004.
Kështu, pritet që në mbledhjen e radhës të rishikohet pikërisht një rezolutë e tillë.