E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve shqyrton 3 kandidaturat e Kushtetueses

TIRANE- Komisioni i ligjeve nis sot shqyrtimin e tre kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Altina Xhoxhaj, Bashkim Dedja dhe Vangjel Kosta u dekretuan nga presidenti Topi pak ditë parë dhe tashmë do ti nënshtrohen votimit parlamentar.
Kandidatët do të dalin sot në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Deputetët priten tu drejtojnë pyetje kandidatëve të gjykatës përpara se emrat e tyre të shkojnë në seance plenare për tu votuar. Ne seancen e sotme do te mungojnë deputetët e opozitës të cilet kanë kërkuar që kandidatët të votohen në Kuvend me shumicë, pra 84 vota. Altina Xhoxhaj,Bashkim Dedja dhe Vangjel Kosta janë dekretuar për të zëvendësuar vendet e mbetura vakant pas perfundimit të mandatit të anëtareve të mëparshëm Fehmi Abdiut, Sokol Sadushit dhe Kujtim Putos.

Kandidatura e Altina Xhoxhajt u rrëzua në 2008 nga maxhoranca kur ajo o propozua nga Topi si anëtare për Gjykatën e Lartë. Maxhoranca pat rrëzuar dhe kandidaturën e Bashkim Dedës po në 2008-tën kur Presidenti i dekretoi së bashku me Adriatik Llallën si kandidat për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Emërimi i tre anëtarëve te rinj të Gjykatës Kushtetetuese vjen disa javë pas konsultimeve që presidenti Topi zhvilloi me një grup ekspertësh ligjorë në funksion të përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nëpërmjet një procesi sa më transparent, profesional e në respekt të një tradite të mirë.
Në maj dhe në qershor tre gjyqtarë të tjerë do të duhet të largohen nga Gjykatat Kushtetuse pasi u mbaron mandati 9 vjecar. Ata janë Admir Thanza, Xhezait Zaganjori si dhe Petrit Pllocit. Përveç largimeve, Gjykata Kushtetuese në muajin qershor duhet të zgjedhë edhe kreun e saj të ri, pasi Vladimir Kristos i mbaron mandati 3-vjeçar si kryetar.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›