Komisioni i Ligjeve, diskutohet nisma e PS
Në Komisionin e Ligjeve ka nisur diskutimi për nismën e Partisë Socialiste. Vasilika Hysi tha në fjalën e saj se mazhoranca është kundër transparencës së zgjedhjes. Sipas saj pengesa e mazhorancës bie ndesh me Kushtetutën. Anëtari Eduart Halimi i PD-së, tha se kërkesa e PS-së është antikushtetuese. Sipas tij, kërkesa e socialistëve nuk respekton vendimin e Kushtetueses. Ai tha se kërkesa shkel nenin 132 të Kushtetutës.