E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, Lohan: 2 milionë euro për të mbështetur doganat


Ambasadori i KE-së në vendin tonë, Lohan tha se KE do të japë 2 milionë euro për të mbështetur doganat. " Dogana është një fushë në të cilën integrimi në BE është specifike
Harmonizimi i procedurave doganore do të ndikojë së tepërmi në integrim", tha ai. Më tej Lohan tha se mbështetja e doganave është e domosdoshme. "Mbështetja e doganave është e domosdoshme për pjesëmarrjen e Shqipërisë në BE dhe në tregun e saj të brendshëm. Projekti i binjakëzimit për procedurat doganore me BE-në ndihmon luftën kundër korrupsionit", nënvizoi ai.
Deklarata e Lohan u bë në konferencën me temë "Procedurat doganore, sipas BE-së".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›