Komisioni i Ligjeve miraton me votat e mazhorances projektligjin per armet

Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për armët. Seanca e sotme në komision është përfshirë nga debatet mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Deputetët socialistë e kanë kundërshtuar ndryshimin në ligjin e armëve me arsyetimin se deputetët nuk kanë nevojë për armë, ndërsa sipas demokratëve ky ligj është përmirësuar dhe opozita sipas tyre po përpiqet të ngrejë tymnaja.
Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj theksoi se kjo qeveri nuk e ka moralin të sjellë një ligj të tillë.
“Ky projektligj për armët nuk ka shumë ndryshim nga ligji i parë dhe ai vjen në një kohë, kur po vriten njerëz nga armë që i kanë zyrtarë dhe shpesh nga oficerë. Për çfarë u duhen armët deputetëve, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese?”- tha Xhafaj.
Ndërsa deputeti i PD-së Edi Paloka i ka cilësuar argumentat e Xhafajt të pabaza pasi sipas tij policët dhe zyrtarët po vriten nga kriminelët. “Kemi patur kolegë që kanë kërkuar mbrojtje jo vetëm me armë, por edhe me truproje” -ka shtuar më tej Paloka.
Në komision raportoi edhe Zv.ministri i brendshëm Arben Ristani, i cili është shprehur se gama e armëve, për personat që i mbajnë ato, të jetë më e kufizuar se në vendet e Bashkimit Europian.
Ai ka shtuar se pajisja me armë e kësaj kategorie zyrtarësh është praktikë e mirë duke shtuar se kjo ka qenë edhe në qeverisjen socialiste.