E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet nisin verifikimin per deklarimin e te ardhurave

Mbi 100 mijë persona ishte parashikuar të vetëdeklaronin të ardhurat personale mbi 2 mln në vit. Por vetëm 4400 prej tyre kanë plotësuar deklaratën e pasurisë.
Sipas Drejtorisë së Tatimeve ky numër nuk përkon me shifrën reale.
Për këtë arsye një strukturë e vecantë do të kryejë verifikimet përkatëse.

Është detyra jonë të fillojmë të bëjmë një verifikim total të të gjithë personave që kanë bërë deklarimin dhe një hetim të të gjithë personave që sigurojnë të ardhura më shumë se 2 miljionë por që nuk deklarojnë tatimet

Z.Nuredini shprehet se hetimet do te fokusohen vecanerisht tek personat qe ushtrojne profesione te lira si mjekë, stomatolog, noter, avokatë e përmbaruesit gjyqësorë.

Nga hetimi i deritanishëm rezulton që një pjesë e madhe e këtyre lloj bizneseve fshehin të ardhurat tatimore, bëjnë kalim të të ardhurave me paga të vogla dhe të mesme dhe mgjthse nuk janë shoqëri ato depozitojnë fitime, gjë që është në kundërshtim me ligjin dhe në pjesën e parë të këtij viti ky do të jetë edhe fokusi i kontrollit tonë.

Sipas zv.drejtorit Nuredini deklarimi i te ardhurave personale do te mund te identifikoje te kategorine e te pasurve., ne vendin tone. Afati i deklarimit për 2012-ën përfundon më 30 prill. Kush nuk respekton këtë detyrim do të duhet të përballet me pasojat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›