E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve shqyrton kandidaturën për President

Kjo u bë e ditur të martën nga kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ilir Rusmali, i cili tha se sipas rregullores parlamentare, "nesër (sot) duhet të zhvillojmë një mbledhje, si afat për depozitimin e nënshkrimeve mbështetëse të kandidaturave".

"Deri në ora 09:00 të ditës së mërkurë procedura është e hapur për të paraqitur kandidaturat. Nga ora 09:00 fillon detyrimi i komisionit të Ligjeve për të marrë në shqyrtim kandidaturat  eventuale dhe t'i paraqesim raportin përkatës seancës plenare që do të mblidhet ", sqaroi Rusmali.

Rregullorja parlamentare (neni 109, pika 2) përcakton se komisioni i Ligjeve shqyrton nëse kandidatët për president i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Kushtetutë dhe i paraqet raportin seancës plenare, sipas afatit të përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve. /Start/

                                                                                             2012-05-30 08:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›