E Diel, 1 Nëntor 2026

Alban Skenderaj kritikohet nga fansat per eliminimin e Festina Mejzinit

Ajo kishte shkuar ne peseshen e me te mireve nga nje udhetim i gjate nga Gjakova e deri ne skenen e madhe te talent-shout, "X Factor Albania". Kjo eshte Festina Mejzini, e cila u eliminua gjate mbremjes se te dieles, pasi doli ne balotazh me grupin "Klasik Boys". Por eliminimi i saj ka hapur polemika te shumta si ne "Facebook" ashtu edhe ne "Twiter". Me se shumti eshte komentuar vendimi i mentorit Alban Skenderaj, i cili ishte definitiv ne eliminim e Festines, e cila ishte edhe konkurrentja e vetme kosovare, qe kishte mbetur ne gare. Albani ndoshta pa vetedije ka eliminuar per te dyten here konkurrente kosovare nga nje konkurrim dhe per kete ka marre shume kritika. Fansat kane sjelle ne kujtese edhe momentin kur ai, si anetar jurie ne festivalin e fundvitit ne RTSH ne vitin 2007, nuk i ka dhene asnje pike Flaka Krelanit dhe Doruntina Dishes, duke bere keshtu qe ato mos te merrnin cmimin e pare. Por duket se Albani i ka pritur disi keto kritika dhe menjehere i ka bere nje propozim Festines publikisht, ai do te donte te bente nje duet me gjakovaren. Me siguri qe do te jete nje bashkepunim shume i bukur, pasi Festina eshte nje kengetare e vertete tashme. Ajo eshte komentuar gjithmone per stilin e saj te vecante dhe eshte nje nga konkurrentet qe ka pasur me se shumti klikime ne kanalin "YouTube" per perfomancat e saj ne "X Factor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›