Komisioni i Sigurise miratoi pr/ligjin per luften ndaj psikotropeve

Mbledhja e Komisionit te Sigurise NOA/LSA
Tirane 1 shkurt 2011 NOA 8211 Komisioni per Sigurine Kombetare miratoi sot projektligjin Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8750 date 26.3.2001 Per parandalimin dhe luften ndaj trafikut te substancave narkotike ose psikotrope. Ndryshimet e miratuara ne kete projektligj percaktojne se Instituti i Mjekesise Ligjore pas perfundimit te ekspertimit te substances narkotike ose psikotrope se bashku me aktin e ekspertimit i dergon organit procedues qe ka kerkuar ekspertimin edhe mostren e ekspertuar.
Ndersa rregulla me te hollesishme per afatet proceduren dhe menyren e dergimit te substancave narkotike ose psikotrope te ekspertuara percaktohen me udhezim te perbashket te ministrit te Drejtesise dhe te Prokurorit te Pergjithshem.
Gjithashtu ndryshimet percaktojne se Instituti i Mjekesise Ligjore brenda nje muaji nga hyrja ne fuqi e ketij ligji inventarizon mostrat e substancave narkotike dhe psikotrope te ekspertuara prej tij sipas ceshtjes penale perkatese.
Ne perfundim te procesit te inventarizimit Instituti i Mjekesise Ligjore njofton drejtuesit e Prokurorive prane Gjykatave te Shkalles se pare te cilet marrin masat per asgjesimin e substancave narkotike dhe psikotrope ose per kryerjen e veprimeve sipas disponimit te gjykates ne vendimin perfundimtar.
mit/NOA