E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Thaci humb premtimin rritja e pagave nuk do te behet

Prishtine 1 shkurt 2011 NOA- Shuma e paguar ne llogarit individuale eshte paradhenie per te gjithe punetoret qe ndikohen nga vendimi i Qeverise se Republikes se Kosoves dhe diferenca do te plotesohet pas aprovimit te Buxhetit te Republikes se Kosoves per vitin 2011 deklaron qeveria e Kosoves.

Nepermjet nje  komunikate per shtyp kjo qeveri njofton qytetaret se vendimi i Qeverise per rritjen e pagave ne sektore te caktuar qe paguhen nga Buxheti i Republikes se Kosoves mbetet ne fuqi dhe se i njejti do te zbatohet ne menyre retroaktive pas aprovimit te Buxhetit te Vitit 2011 nga Kuvendi i Republikes se Kosoves.

Me tej sqarohet se vonesa ne zbatimin e ketij vendimi vjen si pasoje e zgjatjes se paparashikuar te procesit zgjedhor dhe voneses se konstituimit te Kuvendit te Republikes se Kosoves.

Ne perfundim te komunikates Qeveria e Kosoves i siguron te gjithe punetoret qe kane perfituar nga rritja e pagave se vendimi per rritje do te realizohet me prioritet dhe ne menyre retroaktive nga data 1 Janar 2011.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›