Komisioni i Sigurisë nis diskutimin nen për nen të "SHISH"

Komisioni i Sigurisë Kombëtare nis diskutimet nen për nen për projektligjin për SHISH . Të pranishëm në Komision janë vetëm deputetë të Partisë Demokratike.
Diskutimet po zhvillohen me dyer të mbyllura.
Dje Komisioni i Sigurisë Kombëtare organizoi një seancë dëgjimore për ndryshimet në projektligjin për Shërbimin Informativ të Shtetit.
Ditën e djeshme qeveria shqiptare ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO-s për koordinimin global të sigurisë, i ashtuquajturi NOS.
NOS-i i kërkoi qeverisë së Tiranes që pr/ligji i ri për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë, që përbëhet nga 3 degë: Orientimet e përgjithshme, Inteligjenca për sigurinë dhe Siguria e mbrojtjes.
Kërkesa për një shqyrtim të pr/ligjit nga ekspertë ndërkombëtare u formulua fillimisht nga ambasadori Withers.