E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Venecias Parlamenti te nise zbatimin e rekomandimeve


Përfaqësues të Komisionit të Venecias dhe të ODIHR-it dolën sot në një konferencë për shtyp, ku vunë theksin se në nisjen e punës mbi bazën e rekomandimeve.

"Parlamenti të nisë të zbatojë rekomandimet tona. Në dhjetor do të shprehim mendimet tona", tha përfaqësuesi i Komisionit të Venecias.

Po ashtu u kërkua edhe krijimi sa më parë i Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku do të jepet edhe mendimi i ndërkombëtarëve.

Një grup ekspertësh nga Komisioni i Venecias po zhvillojnë në Tiranë një vizitë dyditore, për të mbledhur shqetësimet dhe sugjerimet e spektrit politik në vend, në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit dhe përmirësimin e legjislacionit zgjedhor.

Konkluzionet e mbledhura do t’i paraqiten anëtareve te komisionit, i cili do te jape nje opinion lidhur me përmirësimet që mund t’i bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri, bazuar në një kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Delegacionin e përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR, e kryeson sekretari i ketij komisioni Thomas Markert.

“Ne jemi ketu, pasi na është dhënë një detyrë nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, për të parë se cfarë përmirësimesh të mëtejshme duhet t'i bëhen kodit zgjedhor, ne menyre per te evituar ne te ardhmen, kriza politike te cilat shkaktohen pas zgjedhjeve. Detyra jone eshte te japim rekomandime per te ardhmen dhe jo kryerja e vleresimeve, per te shkuaren. Opinioni i Komisionit te Venecias do te jepet ne sesionin e ardhshem te ketij komisioni qe do te mbahet ne 16 dhe 17 dhjetor”, tha një ditë më parë Markert.

Thomas Markert, i pyetur nga Top Channel nese Komisioni i Venecias do te shprehet edhe per disa pyetje te derguara nga PS nepermjet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dha kete pergjigje: “Do te zhvillojme takime me Partine Socialiste, ku ata mund te na thone cfare kane deshire te na tregojne. Nuk e di ne menyre precise se cilat jane keto pyetje. Per me shume do te kem mundesi te flas pas takimit me partite politike".

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Sistemi i shitblerjes së përfaqësimit
Aleksander Cipa - Kryeministri Berisha është shfaqur dje publikisht si lexues kritik dhe ironizues i letërsisë politike dhe jo të tillë, të autorëve-krerë socialistë. Politikani Berisha ironizoi librin në botim e sipër të kundërshtarit të tij politik, kryetarit të PS-së, zotit Edi Rama.
Akuzat ndaj Pollos, ILDKP nis hetimin
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive  ka nisur procedurën e hetimit administrativ për pasurine e Ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit, Genc Pollo. Topi çon kuvendin në Kushtetuese
Presidenti i Republikës Bamir Topi vlerëson se Kuvendi i ka marrë atij kompetencën kushtetuese të dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Berisha, garanci Komisionit dhe ODIHR-it
Është zbardhur takimi mes kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesve të Komisionit dhe Venecias dhe misionit të ODIHR-it. Arvizu: Debat të shëndetshëm dhe kompromis
Duke folur për "Shqipërinë në NATO", kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, përshkroi një vend idilik, që këto 20 vitet e fundit ka ndryshuar më shumë se cdo vend tjetër. Një vend, që i vetëm, po i bën ballë krizës ekonomike globale.

Lajmet kryesore

Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Tunizi, islamikët e moderuar shpallin fitoren
Varroset në fshehtësi Muammar Gaddafi
Hetim operacionit të emigrantit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›