Vatikani Liria e tepert shkaku i krizes

Vatikani ka kërkuar një reformim të sistemit ndërkombëtar financiar dhe monetar, si dhe një autoritet publik universal që të qeverisë financat.
Gjithashtu, Selia e shenjtë ka kërkuar “shumanshmëri” jo vetëm në diplomaci, por për një zhvillim të qëndrueshëm dhe paqësor.
Gjithashtu, shteti i vogël në zemër të Romës ka denoncuar rrezikun e një brezi teknokratësh, që injoron të mirën e përgjithshme.
Vatikani ka kërkuar më tej që ekonomia dhe financa të jenë prioritetet e para për të gjitha klasat politike në botë, si dhe ka propozuar krijimin e një banke qendrore botërore.
Kriza FinanciareBursat në vendnumëro, pritet pakti i Eurozonës Përplasje Sarkozy-CameronGrekët me sytë nga Brukseli
Por mbi të gjitha, selia e Papa Benediktit ka kritikuar ashpër lirinë e tepërt, e cila sipas saj është shkaku kryesor për krizën.
“Kësaj duhet t’i përgjigjemi duke krijuar një autoritet publik botëror. Nëse nuk krijohet një autoritet i tillë, bota e globalizuar rrezikon të bëhet një “Kullë Babele””, ka thënë Selia e shenjtë.
Kriza aktuale ekonomike dhe financiare, sipas shtetit katolik, është një mësim për drejtësinë dhe paqen.
“Është efekti shkatërrues i ideologjive liberale”, ka thënë Vatikani, në një dokument të tijin të publikuar me titullin “Për një reformë të sistemit financiar”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Fqinjët rrezikojnë Shqipërinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar pasi ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për rreziqet e shtuara në ekonomi, shpjegon edhe arsyet.
Konfindustria publikon raportin 9-mujor
Industria në vend nuk ecën sipas kapacitetit të duhur, duke dëshmuar edhe një herë situatën e vështirë ku ndodhet biznesi në tërësi. Pavarësisht raporteve të BSH-së apo INSTAT-it, për ‘parajsë ekonomike’, vetë bizneset raportojnë për gjendje kritike të financave të tyre, shkaktuar nga mungesa e shitjeve. Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
Duket se Ministria e Financave nuk është më në gjendje të planifikojë si duhet realizimin e të ardhurave dhe investimet në tërësi. Ekspertët e kësaj ministrie hartuan në korrik planin e shkurtimit të 18 miliardë lekëve, si masë paraprake për të stabilizuar financat dhe deficitin, por edhe si reagim ndaj mungesës së të ardhurave. Parandalimi i borxhit
Ideja për të kufizuar qeverinë në marrjen e borxhit gjen mbështetje edhe tek ekspertët më të mirë brenda maxhorancës. OST shpjegon përse u anullua ankandi
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) deklaroi dje se, një ankand i zhvilluar prej saj në korrik “u anulua për arsye procedurale” dhe jo “pa shkak”, siç është raportuar disa ditë më parë nga gazeta “Shqip”.
Lajmet kryesore
Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Tunizi, islamikët e moderuar shpallin fitoren
Spitalet siriane, qendra torturash
Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri