Komisioni i ligjeve con dy emra ne Parlament per kreun e KQZ-se

Për herë të parë sfidën e vështirë të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri do ta ketë një femër. Parlamenti do të zgjedhë mes Lefterie Lleshit dhe Marsida Xhaferllarit për ta ulur në postin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zonja Lleshi është aktualisht anëtare e zgjedhur nga Parlamenti për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa ish-drejtoresha e kodifikimit, zonja Xhaferllari, aktualisht është drejtoreshë juridike në Ministrinë e Drejtësisë. Vetëm paraditen e së enjtes, sipas procedurës së parashikuar në kodin zgjedhor, Partia Socialiste, si pakicë parlamentare, ushtroi të drejtën e skualifikimit nga lista e katër kandidatëve më të votuar në Komisionin e Ligjeve, Haki Mustafën dhe Endrit Rekën. Pas përgatitjes së raportit, komisioni u ligjeve u mblodh në mesditë, sipas Ilir Rusmalit në kohë rekord, por sipas Fatmir Xhafës me vonesë.
Mazhoranca theksoi edhe gjate seancës plenare se që në krye të herës socialsitët kanë tentuar zvarritjen e këtij procesi. Madje edhe këtë të enjte, jo vetëm që depozituan me vonesë kandidaturat, por nuk njoftuan as seancën plenare, kur kreu i deputetëve socialistë Gramoz Ruçi u mjaftua vetëm me deklaratën sepse ky process i plotësimit të vendeve të KQZ-së nuk ishte në rende dite
Në këtë mënyrë seanca e radhës pritet t’i japë zyrtarisht fund vakancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, trupa e re e të cilit duhet të nxitojë të kapë afatet që Kodi zgjedhor parashikon për organizimin e procesit zgjedhor, ndër të tjera vënien në jetë të risive teknologjike, numërimin elektronik dhe identifikimin elektronik të zgjedhësve në zonat pilot të përcaktuara me ligj.