Qeveria shqiptare dënon sulmet ushtarake siriane në Turqi

Qeveria shqiptare ka dënuar sot sulmet me artileri të forcave ushtarake siriane, të territorit të Turqisë, si një akt të rëndë. Në një deklaratë të saj, qeveria shqiptare i cilëson sulmet si dhunim të normave dhe ligjeve ndërkombëtare, cënim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Turqisë.
Gjithashtu qeveria shqiptare ka mbështetur qeverinë Turke për reagimin e ligjshëm ndaj këtij akti tejet të rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Qeveria shqiptare i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të bëjë çdo gjë që Bashar al-Assad, kasapin e popullit sirian dhe regjimit të tij, t`i rezervojë fundin që meriton" thuhet në deklaratë.
"Republika e Turqisë, që nga fillimi i krizës është përballur me pasoja të rënda, të gjithanshme të saj, ka mobilizuar burime të mëdha financiare, njerëzore, për të përballuar krizën humanitare të krijuar nga kasaphana e Bashar al-Assad, ndaj popullit të tij. Bombardimi i territorit turk nga diktatori sirian, është një thirrje tjetër për t`i dhënë atij përgjigjen më të merituar” thuhet në deklratën e qeverisë shqiptare.