E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Komisioni i ligjeve" seancë dëgjimore


Sot paradite, Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë seancë dëgjimore me kandidatin e fundit për anëtar të Gjykatës së Lartë, prokurorin Vexhi Muçmata.
I përzgjedhuri i Presidentit Bamir Topi do të përballet sot me pyetjet e deputetëve të komisionit, ashtu si dy kandidatët e parë , Mehdi Bici e Sokol çomo.
Muçmata është aktualisht prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Muçmata do të pyetet për karrierën e tij si dhe për sfidat që ai duhet të përballet si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Deputetët e dy palëve mund të pyesin kandidatin ndërsa më pas përgatitet një raport për t'u dërguar në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›