Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme, seancë dëgjimore me kandidaturat për ambasador në Mbretërinë e Danimarkës z.Arben Cici, dhe me z.Agim Isaku kandidat për Ambasador në Republikën e Sllovakisë.
Në komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme u zhvillua sot séanca dëgjimore me kandidaturat për ambasador të Jashtëzakonshëm të Republikës së Shqipërisë në
Mbretërinë e Danimarkës z.Arben Cici, dhe me z. Agim Isaku kandidat për Ambasador të Jashtëzakonshëm i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë.
Gjatë prezantimit të përgjithshëm të kandidaturave, përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme, theksuan se qeveria shqiptare i jep rëndësi të veçantë, hapjes së selive diplomatike në të gjitha vendet e BE, si hapa strategjiike, në procesin e integrimit evropian të vendit.
Zoti Cici, gjatë prezantimit për deputetët, shpjegoi misionin e tij si diplomat karriere dhe vlerësoi emërimin si ambasador në Mbretërinë e Danimarkës, një nga vendet më të vjetra të Bashkimit Evropiane, dhe me influencë të veçantë në rrajonin e Ballkanit.
Zoti Cici tha se prioritet i axhendës së tij diplomatike në Mbretërinë e Danimarkës, do të jetë bashkëpunimi mes parlamenteve të dy vendeve, në vijim të diplomacisë parlamentare, programeve të asistencës në fushën e mbrojtjes, arsimimit, edukimit, zhvillimin të zonave të varfra, etj.
Kandidati për Ambasador të Jashtëzakonshëm i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, zoti Agim Isaku tha se dy vendet kanë fusha me interes të përbashkët dhe se hapja e ambasadës në këtë vend, do të çojë dhe më tej përpjekjet diplomatike për integrimin evropian të Shqipërisë.
Të dy kandidaturat morën mbështetjen e plotë të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.