E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvillon seancën e tretë dëgjimore me dekretet e presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë

Pas seancave dëgjimore me dy prej kanditatëve të emëruar nga Presidenti i Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi sot seancën e tretë dëgjimore lidhur me dekretin nr. 6581 datë 25.05.2010 Për emërimin e z.Vexhi Muçmataj anëtar i Gjykatës së Lartë.

Fillimisht, anëtarët e komisionit u njohën me prezantimin që z.Muçmataj bëri ndaj integritetit dhe karrierës së tij profesionale, eksperiencën e punës në sistemin e gjyqësorit etj.

Seanca vijoi më tej me pyetje që deputetët drejtuan ndaj kandidatit të emëruar nga Presidenti i Republikës për anëtar gjykate rreth eksperiencës së punës së tij, a ka qenë i përfshirë me veprimtari politike etj.

Gjithashtu deputetët e pyetën z.Muçmataj lidhur me opinionin e tij për kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve, masat që duhet të merren për luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe a ka dhënë gjatë karrierës së tij në sistemin e drejtësisë vendime apo hetime për vepra penale të një natyre politike para viteve 1990.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›