E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvillon seancën e dytë dëgjimore mbi projektligjin Për kornizën shqiptare të kualifikimeve

  Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik më datë 11 nëntor, ora 11:00, zhvilloi seancën e dytë dëgjimore me aktorë të interesit për diskutimin e projektligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimeve. Pjesëmarrës ishin përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Konfederatës së Arsimit të Shqipërisë, z.Xhaferr Dobrusha, Sindikatës së Pavarur të Arsimtarëve, z.Bajram Kruja, Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, z. Angjelin Shtjefni, Shoqatës së Ndërtuesve, z.Avenir Kika, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, z. Ilia Paluka.   Përfaqësuesit e mësipërm u shprehën pozitivisht për projektligjin, duke propozuar ndryshime në disa nene të tij. Një nga nenet më të debatueshme ishte neni 9 i projektligjit: Përbërja e Këshillit të KSHK-së (Korniza Shqiptare e Kualifikimeve). Nga një pjesë e të ftuarve u kërkua që ky Këshill të ketë një përfaqësim trepalësh: shtet, punëdhënës dhe punëmarrës dhe të rritet numri i anëtarëve të tij.   Nga ana e drejtuesit të mbledhjes së Komisionit u ripërsërit kërkesa që propozimet dhe mendimet konkrete nga pjesëmarrësit aktorë të interesit, të vijnë të formuluara me shkrim në drejtim të Komisionit.   Komisioni do të vazhdojë diskutimin nen për nen të projektligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimeve në datat 17 dhe 18 nëntor 2009.


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›