E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shqyrton informacionin e ILDKP-së

  Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 5 nëntor mori në shqyrtim informacionin dhe dokumentacionin shoqërues të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive mbi kontrollin e deklarimit të pasurive dhe detyrimeve financiare të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radis dhe Televizionit, Detar Hysi.
Mbasi u njoh me problemin e ngritur nga ILDKP-ja, parregullsitë e konstatuara në deklaratat e interesave private të z. Hysi dhe veprimet që ka ndërmarrë ky Inspektorat në respektim të ligjit, Komisioni vendosi ti propozojë seancës plenare të Kuvendit shkarkimin nga detyra të anëtarit të KKRT-së,  z. Detar Hysi.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›