Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton dy marrëveshje
Në mbledhjen e datës 2 mars 2010, Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi 2 projektligje.
Fillimisht, Komisioni mori në shqyrtim projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Çekisë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të informacioneve të klasifikuara".
Kjo marrëveshje është një marrëveshje kuadër, e nënshkruar në Pragë më 19.11.2009 dhe ka si qëllim sigurimin e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Çekisë.
Në kuadër të anëtarësimit në NATO, përfshirjes së Shqipërisë në nismat e shumta rajonale apo ndërkombëtare, si dhe në vijim të planit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, kjo marrëveshje vjen si përgjegjësi dhe detyrim i shtetit dhe institucioneve të tij që, informacionin e klasifikuar, të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ta ruajë sipas standardeve të kërkuara.
Marrëveshja përcakton mënyrën e marrjes së masave të sigurisë nga palët për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar, si dhe parashikon masat që duhet të marrin palët në përputhje me legjislacionet e tyre të brendshme, në mënyrë që të sigurojnë mbrojtje të përshtatshme të këtij informacioni, të marrë në bazë të kësaj marrëveshjeje.
Gjithashtu, Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për sigurinë e informacionit.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në Bruksel më 6 mars 1997 dhe është një ndër detyrimet që buron nga statusi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, si dhe bën të mundur arritjen e objektivave në fushën e bashkëpunimit politik dhe ushtarak me këtë organizatë. Marrëveshja ka si objekt mbrojtjen dhe garantimin e informacionit të klasifikuar që vjen nga NATO ose që i jepet NATO-s nga një shtet anëtar. Ajo synon të krijojë standarde të sigurisë, që garantojnë në një shkallë të përbashkët mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar. Projektligjet u miratuan me të gjitha votat e deputetëve të pranishëm.