Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin fillon shqyrtimin e projektligjit Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8752, datë 26.3.2001, Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 3.3.2010, në orën 11:00, filloi shqyrtimin e projektligjit: Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8752, datë 26.3.2001, Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.
Ishin të pranishëm në mbledhje, përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit: Irfan Tarelli dhe Skënder Tola. Fillimisht u dëgjua opinioni i relatorit të komisionit, Jemin Gjana për këtë projektligj. Zoti Gjana shpjegoi se ky projektligj vjen për të rregulluar boshllëqet që u vunë re gjatë zbatimit të ligjit 8752, datë 26.3.2001 Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës, si dhe për të bërë disa saktësime në disa dispozita të tjera të tij. Miratimi i ndryshimeve dhe shtesave të propozuara do ta bëjnë ligjin më të përshtatshëm për administrimin sa më efektiv dhe të qëndrueshëm të tokës bujqësore. Në përfundim, ai ftoi anëtarët e komisionit ta miratojnë në parim projektligjin. Më tej, u vijua me pyetjet për përfaqësuesit e ministries dhe më pas anëtarët e Komisionit e votuan në parim projektligjin dhe e miratuan unanimisht atë. Shqyrtimi nen për nen i projektligjit do të vijojë në mbledhjen e ditës së nesërme, më datë 4.3.2010, në orën 10:00.