E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për shkarkimin e Spahiut, Rama: PD vazhdon barbarizmin parlamentar

Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, ka reaguar lidhur me mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kreu i opozitës e ka cilësuar këtë tentativë të mazhorancës si vijën me të cilët ka zhvilluar jetën parlamentare gjatë viteve të saj në pushtet.

Komisioni Spahiu vazhdë e barbarizimit të jetës parlamentare. Pushteti provon përditë nevojën alarmante për ndryshim. PS e garanton ndryshimin, shkruan Rama në Tuiter.

*    *    *

Komisioni hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, është mbledhur sot për të nisur punën, pas miratimit në Kuvend javën e kaluar.

Komisioni do të kryesohet nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarët e maxhorancës do të jenë: Ramiz Çoba, Paulina Hoti, Gerti Bogdani dhe Ledina Aliolli.

Sipas kryetarit Alibeaj, komisioni nuk është ngritur për tiu kundërvënë Kreshnik Spahiut, por për të hetuar veprimtarinë e tij në funksionin e lartë drejtues të KLD-së.

Alibeaj shtoi se komisioni ka për objekt dhe detyrë të verifikojë të dhënat, faktet dhe rrethanat për aktet dhe sjelljet, që sipas mazhorancës diskretitojnë rëndë  figurën e postit të lartë kushtetues të zëvendëskryetarit të KLD-së.

Ndërkohë, Partia Socialiste nuk është bërë pjesë e komisionit hetimor. PS nuk ka propozuar asnjë emër për katër anëtarët që i takojnë kësaj force në komision, pasi e ka cilësuar ngritjen e tij një farsë në të cilën nuk pranon të bëhet pjesë.

Nisma e demokratëve për ngritjen e komisionit hetimor u votua në Parlament javën që shkoi vetëm me votat e maxhorancës dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Pak para miratimit të ngritjes së komisionit, Kuvendi refuzoi kërkesën e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, për të folur në seancën plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›