Lunaçek: Pakoja Ahtisaari, zgjidhje për veriun e Kosovës
Pakoja Ahtisaarit mbetet zgjidhja e vetme për veriun e Kosovës. Ky është vlerësimi i dhënë nga Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek, e cila kundërshton referendumin e serbëve lokalë në veri të Kosovës.
Mendoj se asnjë referendum në atë pjesë, nuk do të ishte dobiprurës. Serbët në veri duhet të shikojnë atë se ç’farë shkruan pakoja e Ahtisaarit edhe nëse nuk u pëlqen.
Ata mund të kenë struktura të vetat brenda territorit të Kosovës, mund të kenë autonomi, mund të mbajnë zgjedhje, por të gjitha këto duhet të jenë konform asaj që shkruhet në Planin e Ahtisaarit, deklaroi Lunaçek, në një intervistë për mediat kosovare.
Sipas saj, serbët e Kosovës kanë kërkesa që nuk i përkrah Qeveria e Serbisë. Do të ishte shumë dobiprurëse nëse ata mbështeten në këtë plan dhe nuk kërkojnë gjëra që nuk i mbështet as Qeveria e Beogradit, tha më tej ajo.