E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni sërish kërkesë presidentit, Topi refuzon

Ai bëri të ditur se Komisioni Hetimor, i ka çuar ditën e sotme një shkresë tjetër Institucionit të Presidentit, në përgjigje të deklaratës së djeshme për median të këshilltarit të Presidentit, zoti Spiro Peçi.

“Komisioni Hetimor Parlamentar i bën me dije zotit Peçi, se Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e tij, Prof. Dr. Bamir Topi nuk është thirrur për të dëshmuar, siç parashikohet në nenin 16 të ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” dhe nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale. Presidenti i Republikës, është thirrur në këtë Komision Hetimor Parlamentar për të përcjellë të dhëna, informacione dhe dokumente zyrtare si titullari i vetëm i institucionit të Presidencës. Ne shpesojmë se Presidenti do t’i përgjigjet këtij detyrimi ligjor”, tha Halimi për mediat.

Deputeti i maxhorancës sqaroi se Komisioni Hetimor aktualisht është në fazën e mbledhjes së të dhënave, informacioneve zyrtare dhe jo zyrtare dhe dokumenteve. Për këto arsye-vijoi ai- Komisioni është i gatshëm, në përmbushje të këtyre detyrimeve të mësipërme ligjore, të zhvillojë këtë vizitë edhe pranë institucionit të Presidentit.

Menjëherë pas kësaj, reagoi edhe këshilltari Juridik i Presidentit, Spiro Peçi, i cili theksoi se ligji nuk e parashikon ashtu siç lexohet nga deputetët, çka sipas nëse kjo nuk ka prapavijë politike, atëherë është një miopi juridike.

“Ky Komision mesa u deklarua, edhe nga përmbajtja e shkresës që sapo ka mbërritur pranë Presidentit të Republikës, pretendon që prej Presidentit të Republikës, po citoj shkresën, të mbledhë të dhëna dhe informacione zyrtare dhe jozyrtare, si dhe dokumente. Komisioni mundohet të argumentojë se e mbështet kërkesën në Nenin 14, germa “b” të Ligjit Për komisionet hetimore”, theksoi Peçi.

Sipas tij, “në qoftë se ky “argumentim” nuk përmban keqdashje politike, në rastin më të mirë, është një miopi juridike. Neni i cituar, bën fjalë për të drejtën e Komisionit që të thërrasë titullarë institucionesh për pyetje dhe të kërkojë dokumente ose informacione zyrtare prej tyre. Vetëm ata që nuk kanë koncepte mbi institucionin dhe titullarët e institucioneve, si dhe nuk lexojnë apo nuk duan të lexojnë Kushtetutën e vendit, e njehsojnë Presidentin e Republikës me një titullar institucioni”.

“Vetëm ata që nuk lexojnë ose nuk duan të lexojnë Kushtetutën e njehsojnë presidentin me një titullar institucioni. Presidenti është institucion dhe jo titullar institucioni, të cilit Kushtetuta i jep kompetencat dhe detyrimet. Në bazë të nenit 92 pika H, ai kërkon të dhëna nga institucionet shtetërore për detyrat e tyre dhe në asnjë rrethanë nuk jep informacion”, shtoi ai. Sipas Peçit, askush nuk mund të  verë në dyshim apo të komentojë, faktin që Presidenti është institucion dhe jo titullar institucioni. Është pikërisht kjo arsyeja, midis të tjerave, që Kushtetuta e Republikës, e ka vendosur Presidentin si institucion, duke i caktuar direkt kompetencat, të drejtat dhe detyrimet. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-02-03 13:40
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›