E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Komiteti Olimpik Europian nderon Fidel Yllin

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është nderuar me çmimin më të rëndësishëm të vlerësmit për figurat ndërkombëtare të sportit nga Komiteti Olimpik Europian. Nga Olimpia e lashtë, presidenti i Komiteti Olimpik Europian, Spiros Kapralos, i dorëzoi presidentit të KOKSH-it vlerësimin “Laurel Aëard”për kontributin e jashtëzakonshëm për sportin shqiptar dhe atë europian, si dhe për kontributin e çmuar ndër vite për Lëvizjen Olimpike në Shqipëri. Vlerësimi u bë gjatë Seminarit të 42-të të Komiteti Olimpik Europian, në prezencë të përfaqësuesëve të 50 shteteve anëtarëve të Komitetit Olimpik Europian dhe atij ndërkombëtar.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në fjalën e tij shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen për këtë çmim. I pari i olimpizmit shqiptar deklaroi se ky vlerësim vjen pas një pune kolosale dhe bashkëpunimit institucional me partnerët: Federatat Sportive, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Qeverinë Shqiptare, pasi është hera e parë që të gjithë aktorët e rëndësishëm në sport bëhën bashkë për një qëllim: nxitjen dhe zhvillimin e sportit dhe masivizimin e tij.  

Presidenti i KOKSH ftoi të gjithë të pranishmit dhe drejtuesit e Komiteteve Olimpike të vizitojnë Shqipërinë, si dhe propozoi që Seminarin i radhës i Komitetit Olimpik Europian të organizohet në Tiranë. Në këtë seminar, Ylli shoqërohet nga zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Erlind Pëllumbi, si dhe sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›