E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti i Kulteve, dreke per drejtuesit e bvashkesive fetare

Harmonia dhe bashkejetesa shembullore fetare qe karakterizon vendin eshte demonstruar edhe ne dreken e shtruar nga Komiteti shteteror per kultet ku jane mbledhur sebashku per te festuar drejtuesit me te larte te bashkesive fetare ne Shqiperi. I pranishem ne kete ceremoni, President i Republikes Bujar Nishani, vleresoi harmonine e vellazerimit te shqiptareve te te gjitha besimeve, si nje nga vlerat unikale te popullit tone nder vite. Ne kete ceremoni ishin te ftuar edhe kryetaret e grupeve Parlamentare te PD Astrit Patozi dhe PS Gramoz Ruci te cilet nuk kane qene prezent per shkak te angazhimeve ne parlament. Gjithashtu, ne ceremonine festive ka munguar edhe Ministri i Kultures Aldo Bumci. Shqiperia eshte konsideruar si nje nder vendet me harmoni me te mire fetare, ku te gjitha fete bashkejetojne me njera-tjetren pa pasur probleme, madje respektojne besimet e ndersjella. Per kete tipar, shqiptaret vleresohen edhe ne rang nderkombetar, duke u bere shembull per te tjeret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›