E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC, vizita dhe dhurata per personat ne nevoje

Dhjetera punonjes te AMC kane vizituar kete jave femijet dhe te moshuarit ne qendrat kryesore te pritjes ne te gjithe vendin. Aktivitete te tilla sociale te fundvitit, te cilat tashme jane bere tradite dhe organizohen prej shume vitesh nga AMC, synojne te permiresojne jeten e banoreve te ketyre qendrave. Diten e merkure, punonjesit e AMC kane vizituar dhe dhuruar lodra te ndryshme femijeve te Shtepise se Foshnjes ne Tirane, Fshatit SOS si dhe femijeve te shtruar ne Pediatrine e QSUT-se, duke perjetuar se bashku atmosferen festive te fundvitit. “AMC ka qene gjithmone e pranishme per pacientet tane te vegjel, jo vetem per festat e fundvitit, por edhe gjate vitit. Aktivitete te tilla i japin me teper gjalleri femijeve te shtruar ketu. Une personalisht, por edhe ne emer te te gjithe personelit mjekesor qe sherben ketu, e falenderoj AMC per te gjithe kontributin e saj te vlefshem”, tha Albert Koja, mjek pediater. Diten e enjte punonjesit e AMC kane vizituar dhe shperndare dhurata per Shtepite e Foshnjave ne Durres dhe ne Shkoder.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›