E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania Continental fajtore per rrezimin e Concorde

Nga Express me 06 dhjetor 2010 ne ora 1630

Nje gjykate ne France ka shpallur fajtore kompanine Continental Airlines per rrezimin e aeroplanit Concorde afer Parisit 10 vjet me pare ku paten vdekur 113 njerez.
Gjykata urdheroi kompanine me seli ne SHBA qe te paguaje nje gjobe prej 200 mije eurosh.
Mekaniku i Continental eshte denuar me 15 muaj burg me kusht.
Continental pat thene se kompania e fluturimeve Air France ishte fajtore per tragjedine.
Ne korrik te vitit 2000 nje aeroplan Concorde i Air France u rrezua ne nje hotel jashte Parisit pak caste pasi qe ishte ngritur nga toka duke mbytur 109 njerez ne bord dhe kater ne toke.
Air France tashme ka paguar 100 milione euro demshperblim per familjet e viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›