E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Iran BE per programin e debatueshem te Teheranit

Negociatori i larte berthamor i Iranit filloi bisedimet me shefen e Bashkimit Evropian per marredheniet me jashte ne Gjeneve per te diskutuar programin e debatueshem berthamor te Teheranit.

Saeed Jalimi u takua me zonjen Catherine Ashton dhe diplomate te tjere te larte nga Shtetet e Bashkuara Rusia Kina Britania dhe Gjermania.

Media iraniane tha se zoti Jalili filloi bisedimet duke protestuar me force kunder vrasjes se nje shkencetari te larte berthamor iranian javen e kaluar.

Ne Greqi ministri i Jashtem iranian Manouchehr Mottaki tha se shpreson qe bisedimet do te vazhdojne ne menyre konstruktive dhe do te arrijne nje rezultat pozitiv.

Bisedimet dy-ditore shenojne heren e pare qe negociatoret takohen per kete ceshtje ne me shume se nje vit. Pritshmeria eshte e ulet me ekspertet qe thone se shpresa me e madhe eshte qe keto bisedime te pasohen nga te tjera ne te ardhmen

Raundi i fundit i negociatave vjen nje dite pasi shefi berthamor i Iranit Ali Akbar Salehi tha se vendi i tij eshte tani plotesisht i afte te menaxhoje te gjithe ciklin e karburantit berthamor pasi prodhoi sasine e pare te uraniumit te koncentruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›