E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania L`OREAL prezanton produktin më të ri në tregun shqiptar

Marka prestigjoze L`OREAL Profesional prezanton produktin e saj më të ri Dialight & Diarichesse për një ngjyrë perfekte të flokëve.
Ky produkt është prezantuar në një seminar të zhvilluar në ambjentet e Hotel Tirana. Shpjegimet për efektet e produktit të ri erdhën prej Edukatores teknike dhe njëkohësisht menaxhere e L`OREAL për Ballkanin, Karolina Kumpic.
 

“Jam ne fillimet e ringritjes së veprimit të kësaj kompanie në Kroaci dhe në Shqipëri dhe pikërisht për këtë kjo risi është shumë e rëndësishme. Sot po prezantojmë një teknologji të re që nuk është përdorur ndonjëherë dhe është DIALIGHT & DIARICHESSE. Ju do të mësoni për mënyrën se si do të përdoret kjo teknikë e vecantë. Në shumë raste dëgjojmë për risi në sektorë të ndryshëm, ndërkohë që në fushën tonë gjërat e reja janë më të rralla dhe për këtë po ju prezantoj këtë gjetje fantastike të toneve që japin ngjyrat e dëshiruara” u shpreh Kumpic .
 

L`OREAL është një markë që operon në Shqipëri që prej dy vitesh nëpërmjet ekskluzivitetit dhe menaxhimit të grupit Eurocosmetic Distribution.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›