Tabaku inspekton punimet e rrugës të njësisë numër 9
Me një investim prej 13.7 milionë lekësh të Bashkisë së Tiranës, ka nisur puna për ndërtimin e rrugës "Skënder Jareci", deri tek Shinat e Trenit, në Njësinë Bashkiake Nr.9.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku ka inspektuar sot punimet në këtë rrugë duke theksuar se kjo rrugë do të jetë sipas standarte evropiane ndërsa njoftoi edhe për nisjen e rehabilitimit të Bllokut 53 për t`i dhënë atij pamjen e Tiranës evropiane.
"Të gjithë projektet e Bashkisë së Tiranës janë projekte të cilat kanë ardhur nga njësitë bashkiake dhe kërkuar nga komuniteti, por nga ana tjetër janë projekte që i kanë munguar qytetit në 10 vitet e kaluara. Unë falenderoj Kryetarin e minibashkisë, për bashkëpunimin që ka pasur me komunitetin. Menjëherë kontraktori ka filluar punimet dhe ka pasur një mirëkuptim nga banorët, të cilët kanë mirëpritur edhe projektin e ri të Bashkisë së Tiranës për kangjellat, të cilat do të zëvendësojnë muret rrethuese të shtëpive të tyre, në mënyrë që e gjithë rruga të ketë një pamje të njëjtë" shtoi ajo.
Nënkryetarja e Bashkisë bëri të ditur se të gjithë rrugët ku kanë nisur investimet, janë kërkuar nga njësitë bashkiake dhe komuniteti, ndërsa garantoi se ato do të jenë në standartet më të larta.
"Të gjithë projektet e Bashkisë së Tiranës janë projekte të cilat kanë ardhur nga njësitë bashkiake dhe kërkuar nga komuniteti, por nga ana tjetër janë projekte që i kanë munguar qytetit në 10 vitet e kaluara. Unë falenderoj Kryetarin e minibashkisë, për bashkëpunimin që ka pasur me komunitetin. Menjëherë kontraktori ka filluar punimet dhe ka pasur një mirëkuptim nga banorët, të cilët kanë mirëpritur edhe projektin e ri të Bashkisë së Tiranës për kangjellat, të cilat do të zëvendësojnë muret rrethuese të shtëpive të tyre, në mënyrë që e gjithë rruga të ketë një pamje të njëjtë" tha Tabaku.