E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania ajrore australiane Qantas njoftoi se do pezulloje gjithe fluturimet

Kompania ajrore australiane Qantas ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare, për shkak të disa mosmarrëveshjeve sindikale.

BBC ka bërë të ditur se vendimi ka pasur një efekt të menjëhershëm.

Me anë teë një deklarate zyrtare kompania ka njoftuar se bllokimi i punës do të vijojë deri të hënën në mëngjes. Avionët që ndodhen në fluturim, natyrisht që do të kryejnë udhëtimin e tyre, por me të zbritur në tokë nuk do të nisen më.

Kompania ajrore është goditur prej kohësh nga një seri grevash tepër të kushtueshme. Punonjësit e thjeshtë, por edhe inxhinierë e pilotë janë përfshirë në këtë lëvizje, që i ka sjellë Qantas një humbje prej 16 milionë dollarësh në javë.

Kryeministrja Australiane Julia Gillard ka paralajmëruar se mosmarrëveshja mund të kenë "implikime" për ekonominë kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›