Sulm ndaj forcave te NATO-s

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës kundër një konvoji të trupave ndërkombëtare në Kabul të Afganistanit. Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se në mesin e viktimave ishin 10 ushtarë të NATO-s, 3 civilë dhe një polic.
Një zëdhënës i NATO-s ka bërë të ditur se disa prej forcave të tij ishin në mesin e viktimave por nuk ka dhënë detaje të hollësishme.
Sulmi ndodhi në zonën Darulaman në perëndim të qytetit, pranë Muzeut Kombëtar. Talibanët kanë marrë menjëherë përsipër sulmin me anë të një mesazhi në mediat vendase. Autoritetet policore bënë të ditur se bomba ndodhej në një makinë e cila më pas shpërtheu.
Sulmet në Afganistan janë rritur mjaft kohët e fundit nga prania e më shumë se 130 mijë trupave të huaja.
SHBA janë duke planifikuar të tërheqë trupat e saj nga Afganistani dhe dorëzimin e sigurisë për forcat vendase deri në vitin 2014.