Kompania e naftës shkakton tërmet në Fier, protesta në fshatin Zharrës
Fier- Banorët e fshatit Zharrës në Fier kanë protestuar sot kundër shpimeve të kompanisë së naftës “Bankers”, pasi sot ka shkaktuar lëkundje të forta toke.
Ata kanë bllokuar sot aksin rrugor Fier-Berat, pasi pretendojnë se lëkundjet e forta po bëhen të rrezikshme.
Sipas banorëve fillimisht u dyshua se ishte tërmet, por më vonë pas verifikimeve u pa se lëkundjet që shkonin deri në 3.2 ballë ishin shkaktuar gjatë gërmimeve për naftë.
Ata kanë thënë se lëkundjet kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa janë në rrezik edhe banesat.
E njëjta gjë ka nodhur edhe më parë, pasi kompania Bankers Petroleum, gjatë gërimeve për vendburime të reja shkakton lëkundje të tokës në të gjithë zonën.