Kompania suedeze IKEA kërkon falje publike për shfrytëzimin e punës së të burgosurve politikë në ish-Gjermaninë Lindore
Ndërmarrja suedeze e mobiljeve IKEA kërkoi falje publike për shfrytëzimin e punës së ish-të burgosurve politikë në ish-Gjermanin Lindore dhe se do të dëmshpërblejë dhe se IKEA duhet t’i kompensojë "qindarkë për qindarkë" ata, në bazë të vlerës së atëhershme në pagesë "kundrejt pagesës për çdo ditë pune për punën e bërë vetëm për supergjigantin e prodhimeve të mobiljeve IKEA nga Suedia”, shton gazeta e Suedisë Aftonbladet
Media gjermane dhe ato nga Suedia kanë raportuar për një skandal - i cili ka ndodhur në kohën e monizmit me disa nga prodhimet e bëra në tre dekadat e fundit për gjigantin e mobiljeve në botë, superkompaninë suedeze IKEA. Sipas një investigimi të bërë disa muaj më parë rezulton se mobiljet e këtij gjiganti të cilat u prodhuan 25-27 vjet më parë në Gjermaninë Lindore janë bërë në kampet e të burgosurve politik - burgjet politike nga të burgosurit politikë (me djersën e mundin e tyre të pa paguar dhe të pa shpërblyer) në ish Gjermaninë Lindore dhe që i përkasin epokës së Luftës së Ftohtë .
Sot, mbas afro tre dekadash IKEA e pranoi se raportet janë të vërteta dhe se disa prej "përfaqësuesve" të saj ishin në dijeni të asaj që po ndodhte, por në saj të "marrëveshjeve sekrete" të asaj kohe - nuk ishin në gjendje të flisnin se nga po vinin këto mobilje - mjafton që etiketa e tyre të shkruante "Made in Sweden". Megjithatë, sot pas 27 vjetëve që gjiganti mobilier suedez IKEA, e cila edhe sot njihet si prodhuesi numër 1 në botë për mobiljet - kërkoi falje për shfrytëzimin e punës së të burgosurve politikë në Gjermaninë Lindore, dhe mosvlerësimin e punës së tyre - gjë të cilën u detyrua ta bëjë më shumë se dy dekada më parë, thuhet në një raport të kompanisë të lëshuar ditën e premte. Sipas të dhënave të raportit, në prodhimin e mobiljeve të IKEA-s, në kampet e të burgosurve politikë në ish-GDR - Deutsche Demokratische Republik - ata merreshin të detyruar, dhe me "forcë" prej rojeve të burgut - pavarësisht se cila ishte gjendja e tyre, në disa raste edhe shëndetësore apo mosha, në mesin e të cilëve kishte shumë disidentë dhe të burgosur për bindjet e tyre politike dhe kundërshtar të regjimit komunist. Ajo që po trondit nga themelet këtë skandal është se nga dokumentet e gjetura dëshmohet gjithashtu se bordi drejtues i kompanisë, ka qenë në dijeni të përfshirjes së të burgosurve politikë me forcë policore në prodhimin e mobiljeve, por nuk e parandaloi atë dhe e fshehu megjithatë këtë gjë, jo vetëm para 27 vjetëve por deri tani. "Ne ndihemi sot thellësisht keq për çka ndodhur", ka thënë Jeanette Skjelmose, kreu i qëndrueshmërisë në IKEA, duke folur për gazetën e Suedisë, për Aftonbladet, e cila botohet edhe në gjuhën angleze lokale. Pas raporteve të lajmeve, IKEA pyeti të rinjtë suedezë në një sondazh kombëtar se "A duhet që IKEA të hetohet për këtë skandal?”. Thuhet se më shumë se 85 përqind e tyre janë që të hetohet dhe të zbardhet mirë ky skandal, të cilin disa prej tyre e kanë quajtur edhe "turpi" i epokës së sundimit komunist në Gjermaninë Lindore dhe pjesëmarrjes së superkompanisë suedeze në këtë marrëveshje. Mbas kësaj, kompania IKEA tha: "Hetimi tregon se të burgosurit politikë dhe një pjesë e atyre për veprime kriminale janë të përfshirë në disa pjesë të njësive përbërëse të këtyre prodhimeve të saj të cilat janë orendi mobilerie dhe që furnizonte në atë kohë shitoret e supermarketet e IKEA-s nëpër më shumë se 25-30 vende të botës tre dekada më parë. IKEA shton se ajo ka depozituar një ndjesë dhe është duke përgatitur një deklaratë publike për të kërkuar falje. Gjithashtu IKEA vendosi të dëmshpërblejë të gjithë ata të burgosur politikë që me forcën e gardianëve u shfrytëzuan për prodhimin e mobiljeve të IKEA-s. Gazeta më e madhe e Suedisë Aftonbladet raporton se të burgosurit politikë u paguan tre dekada më parë me rreth 40 marka gjermane në muaj (gjithmonë me vlerën e markës së atëhershme në Gjermaninë Lindore) për punën e tyre, kur në atë kohë një "rrogë mujore normale" në Gjermaninë Lindore ishte rreth 1.000 marka gjermane të quajtura Markat e Lindjes.