E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tryezë, jo për Fierin

20-11-2012 / Gazeta 55

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha i përgjigjet ftesës së Ramës

Kryeministri pranon ftesën, për të diskutuar vetëm për tre ligjet e BE

Ftesave të njëpasnjëshme të Edi Ramës për tu ulur në tryezën e partive politike,  kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur se pranon çfarë do lloj ftese që ka si synim miratimin e 3 ligjeve të Komisionit Evropian. Kreu i qeverisë tha se nuk do pranojë të ulet në tryezë për diskutimet e vendimeve të Gjykatave.
“I vetmi problem është që kur të takohemi, duhet të dimë për çfarë takohemi - dhe unë jam i hapur, edhe njëherë, për t’u takuar për 3 ligjet. E bëj këtë specifikim, sepse, në rast se thuhet që të diskutohet edhe çështja e Fierit, unë nuk mund të bie dakord, sepse këto tre ligje janë kërkuar nga Komisioni Europian për t’u votuar. Unë shkoj në këtë takim, absolutisht, i hapur për të dëgjuar zotin Rama për çdo propozim, amendament a sugjerim për këto tre ligje”, u shpreh Berisha, duke theksuar se e vetmja gjë që shqiptarët s’e mirëpresin është një tryezë bllokuese.
“Unë jam i gatshëm për tre ligjet, në çdo orë pas kësaj mbledhjeje, deri në 12 të natës. Pas ftesës ose gatishmërisë për t’u takuar me zotin Rama, edhe njëherë dua të konfirmoj para qytetarëve të këtij vendi dhe zotit Rama se jam i gatshëm, në çdo kohë e në çdo vend, që të takohemi. Që të jemi seriozë, shqiptarët e mirëpresin shumë një tryezë, por larg një tryeze bllokuese. Unë jam i gatshëm të takohem me zotin Rama, në mjediset e këtij parlamenti, në çdo format që ai dëshiron”, tha më tej ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›