Kompanitë, 117 ankesa tek Avokati i Prokurimeve

Zhvillimi i tenderëve nga administrata shtetërore vazhdon të regjistrojë një sërë abuzimesh, të cilat jo vetëm po dëmtojnë rëndë besimin e biznesit, por edhe buxhetin. Janë këto konkluzionet që jepen nga Avokati i Prokurimeve, nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të dërguara pranë këtij institucioni nga biznesi. Kjo situata konfirmohet edhe nga numri i lartë i kërkesave që janë paraqitur nga biznesi në 6 muajt e parë të këtij viti. Duke iu referuar shifrave zyrtare të Avokatit të Prokurimeve (të bëra publike në faqen zyrtare të këtij institucioni), sipas të cili mësohet se janë depozituar plot 117 ankesa nga operatorët. Ankesat janë për të gjitha institucionet, duke përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Drejtorinë e Rrugëve, KESH-in, ujësjellësit, si dhe Shërbimi Informativ. Shifrat e ankesave për shkeljet e proçedurave të tenderëve janë mjaft alarmante për vitin 2008 në krahasim me vitin 2007, ku biznesi ka depozituar pranë Avokatit të Prokurimeve 27 ankesa. Kurse për këtë vit vetëm në 6 muaj janë depozituar rreth 4 herë më shumë se vjet. Duke iu referuar shkresave zyrtare të regjistrit të animimeve, mësohet se mjaft nga anulimet e tenderëve që iu janë bërë operatorëve janë të padrejta dhe nuk bazohen në ligjin e prokurimeve publike. Rast konkret i kësaj situate është ankesa e një kompanie spanjolle, e cila ka marrë pjesë në tenderin e mbajtur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për projekt zbatimi rruga ura e Brarit-Hyrja e tunelit Qafë Murriz, me fond limit 51.666.666 lekë, zhvilluar në datën 10.12.2007. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me shkresën nr. 619/1 datë 27.02.2008, ka informuar se procedura e prokurimit është anuluar, me justifikimin se autoriteti kontraktor prokuron dhe financon kontratat për një periudhë deri në mbylljen e vitit ushtrimor përkatës, pra deri në fund të vitit 2007. Avokati i Prokurimeve ka vlerësuar se këto veprime të autoritetit kontraktor përbëjnë shkelje të rregullave të prokurimit publik, dëmtojnë rëndë besimin publik dhe kanë efekt negativ në buxhetin e shtetit, sepse është anuluar një procedurë me konkurrencë dhe me oferta të leverdishme. “Justifikimi i autoritetit kontraktor për anulimin e procedurës nuk është i bazuar, sepse në rregullat e prokurimit publik është e qartë mënyra sesi zbatohet procedura nga momenti i çeljes së fondeve e deri në përfundimin e kontratës. Avokati i Prokurimeve i rekomandon Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për të dhënë masa administrative ndaj personave përgjegjës”, thuhet në shkresën zyrtare të këtij institucioni. Një tjetër ankesë që është paraqitur tek Avokati i Prokurimeve në 8.05.2008 nga një kompani, e cila është skualifikuar për tenderin me objekt “Blerje pjesë këmbimi për automjete”, zhvilluar më datë 21.04.2008, Shërbimi Informativ i Shtetit. Avokati i Prokurimeve pas hetimeve vendosi të mbyllë hetimin administrativ të procedurës dhe i ka rekomanduar Shërbimit Informativ të Shtetit të rivlerësojë ofertat e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pjesë këmbimi për automjete”, në përputhje me kërkesat ligjore. “Kërkohet mbështetje nga Agjencia e Prokurimit Publik, që t’u tërheqë vëmendjen personave përgjegjës të përfshirë në procesin e mësipërm të prokurimit që të zbatojnë me përpikëri ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, si dhe të marrë masa disiplinore kundrejt hartuesve të specifikimeve teknike”, thuhet shprehimisht në vendimin e Avokatit të Prokurimeve. Po, ashtu në institucionin e Avokatit të Prokurimeve në 29.02.2008 është dorëzuar një ankesë, ku pretendohet se janë vendosur kritere diskriminuese në procedurën “Kërkesë për propozim” me objekt “Shtypshkrime”, me fond limit 1.375.000 lekë, për tenderin e datës 05.03.2008 nga QKR-ja. Kjo e fundit ka kërkuar që operatorët ekonomikë duhet të kenë të punësuar për vitin 2007 të paktën 10 persona. Pas publikimit Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit ka bërë modifikimin e dokumenteve të tenderit, duke kërkuar që operatorët ekonomike të kenë të punësuar për tre vitet e fundit mbi 13 persona. Për sa më sipër, Avokati i Prokurimeve i rekomandon Agjencisë së Prokurimeve Publike të udhëzohen autoritetet kontraktore, që në hartimin e dokumenteve të tenderit të vendosin kërkesa të sakta, objektive jodiskriminuese dhe në përpjesëtim me vlerën e kontratës. Në rastet kur vendosen kritere jo të sakta, dokumentet e tenderit duhet të modifikohen ose procedurat e prokurimit të anulohen.
Disa nga shkeljet e zbardhura nga Avokati i Prokurimeve
Tenderi tek Drejtoria e Rrugëve
Një kompani spanjolle e cila ka marrë pjesë në tenderin e mbajtur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për projekt zbatimi rruga ura e Brarit-Hyrja e tunelit Qafë-Murriz me fond limit 51.666.666 lekë, zhvilluar në datën 10.12.2007, është skualifikuar pa të drejtë. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me shkresën nr. 619/1, datë 27.02.2008, ka informuar se procedura e prokurimit është anuluar, me justifikimin se autoriteti kontraktor prokuron dhe financon kontratat për një periudhë deri në mbylljen e vitit ushtrimor përkatës, pra deri në fund të vitit 2007. Avokati i Prokurimeve ka vlerësuar se këto veprime të autoritetit kontraktor përbëjnë shkelje të rregullave të prokurimit publik, dëmtojnë rëndë besimin publik dhe kanë efekt negativ në buxhetin e shtetit, sepse është anuluar një procedurë me konkurrencë dhe me oferta të leverdishme.
Tenderi i SHISH-it
Një tjetër ankesë që është paraqitur tek Avokati i Prokurimeve më 8.05.2008 nga një kompani, e cila është skualifikuar për tenderin me objekt “Blerje pjesë këmbimi për automjete”, zhvilluar më datë 21.04.2008, Shërbimi Informativ i Shtetit. Avokati i Prokurimeve pas hetimeve vendosi të mbyllë hetimin administrativ të procedurës dhe i ka rekomanduar Shërbimit Informativ të Shtetit të rivlerësojë ofertat e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pjesë këmbimi për automjete”, në përputhje me kërkesat ligjore.
Tenderi i QKR-së
Po ashtu, në institucionin e Avokatit të Prokurimeve në 29.02.2008 është dorëzuar një ankesë, ku pretendohet se janë vendosur kritere diskriminuese në procedurën “Kërkesë për propozim”, me objekt “Shtypshkrime”, me fond limit 1.375.000 lekë, për tenderin e datës 05.03.2008 nga QKR-ja. Kjo e fundit ka kërkuar që operatorët ekonomikë duhet të kenë të punësuar për vitin 2007 të paktën 10 persona. Pas publikimit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit ka bërë modifikimin e dokumenteve të tenderit, duke kërkuar që operatorët ekonomikë të kenë të punësuar për tre vitet e fundit mbi 13 persona. Për sa më sipër, Avokati i Prokurimeve i rekomandon Agjencisë së Prokurimeve Publike të udhëzohen autoritetet kontraktore, që në hartimin e dokumenteve të tenderit të vendosin kërkesa të sakta, objektive, jodiskriminuese dhe në përpjesëtim me vlerën e kontratës.
Objekti i Prokurimit
Autoriteti Kontraktor
Studim, projektim projekt zbatimi rruga e Brarit – Hyrja e Tunelit Qafë-Murriz, zhvilluar në datën 10.12.2007
Drejtoria e Përgj. Rrugëve Tiranë
Shërbimi i ruajtjes dhe sigurimi fizik i objekteve me roje, zhvilluar në datën 22.11.2007
KESH sh.a Drejtoria Zonale Durrës
Shërbimi i ruajtjes dhe sigurimi fizik i objekteve me roje, zhvilluar në datën 03.01.2008
Drejtoria Rajonale Hekurudhore Curres
Ruajtja e objekteve te sh.a Ujësjellës Kanalizime Durrës, zhvilluar në datën 10.01.2008
Sh.a Ujësjellës Kanalizime Durrës
Ruajtja dhe siguria fizike e objekteve te DSHK Elbasan,
Armo sh.a Tiranë
Ruajtja me roje e rajonit hekurudhor Përrenjas, zhvilluar në datën 13.12.2007
Drejtoria e Rajonit Hekurudhor Elbasan
Dhënie me koncesion të HEC Darsi – Mat, zhvilluar më datë 05.11.2007
Ministria e Ekon, Tregt. e Energjetikes
Rikonstruksion dhe sistemi i ngrohjes shkolla e mesme Përmet, zhvilluar më datë 04.10.2007
Bashkia Përmet
Sistemim – asfaltim i rrugës së fshatit Lipe, zhvilluar me datë 23.11.2007
Komuna Petran Permet
K.U.Z. qyteti Këlcyre, me fond limit 3.546.600 lekë, zhvilluar më datë 03.08.2007
Bashkia Këlcyrë
Sistemim – asfaltim rruga kryqëzim Spitali – Shkolla e Mesme Përmet, zhvilluar më datë 05.10.2007
Bashkia Përmet
Blerje kasaforta, zhvilluar më datë 15.01.2008
Posta Shqiptare
Objekti i Prokurimit
Autoriteti Kontraktor
Ruajtja me roje e rajonit hekurudhor Prrenjas, zhvilluar më datë 13.12.2007
Drejtoria e Rajonit Hekurudhor Elbasan
Blerje autogoma, zhvilluar më datë 11.01.2008
Alb Petrol sh.a Patos
Dhënie me koncesion të HEC Bence Tepelene, zhvilluar më datë 29.10.2007
Ministria e Ekon, Tregt. e Energjetikës
“Riparim elektromotore e transformatore”,
zhvilluar në vitin 2007
Ujësjellës Kanalizime Tiranë
“Ruajtja me SH.R.S.F e objekteve të HEC Fierzë, zhvillohet në datë 06.03.2008
KESH Njësia Periferike Fierzë
Dhënie me koncesion të HEC Bence Tepelenë, zhvilluar më datë 29.10.2007
Ministria e Ekon, Tregt. e Energjetikes
“Shtypshkrime”, zhvillohet në datë 05.03.2008
Qendra Kombëtare e Regjistrimit Tiranë
Objekti i Prokurimit
Autoriteti Kontraktor
“Ruajtja me SH.R.S.F e objekteve të EC Fierzë,
zhvilluar nëdatë 06.03.2008
KESH Njëia Periferike Fierzë
Ndërtim rrjeti shpërndarës ujësjellësi fshati Mëez
zhvilluar nëvitin 2007
Komuna Kashar
Blerje autovinç,
zhvilluar me datë 28.12.2007
KESH Drejtoria Zonale Elbasan
Pastrimi i pjesë Perëdimore të qytetit Tiranë,
Kontrata e vitit 2007
Ankesë për P.Publik
Pëjashtuar 3 vjet prokurimet
Blerje letre kimike dhe karton me logo,
zhvilluar më datë 27.12.2007
Drejt. Pergj. Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë
“Ruajtja me SH.R.S.F e objekteve të Spitalit Vlorë”, zhvilluar ne datë 19.03.2008
Spitali Rajonal Vlorë
Blerje artikuj ushqimore, zzhvilluar më datë 06.03.2007
Instituti paraburgimit Tiranë
Blerje hipoklorit kalciumi, zzhvilluar më datë 08.03.2007
Ujësjellësi Vlorë
Blerje artikuj ushqimorë, zzhvilluar më datë 06.03.2007
Shtëpia e fëmijës Tiranë
“Ruajtja me SH.R.S.F e objekteve të ARMO-s, Lushnjë dhe Dibër”, zhvilluar në datë 21.12.2007
ARMO, sh.a Tiranë
“Ruajtja me SH.R.S.F objekte Inst. Arkeologji Tiranë ”, Ankesë për moshapje procedure
MASH Instituti Arkeologjisë Tiranë
Ngarkim shkarkim në Portin e Vlorës, zhvilluar në vitin 2007
Sh.a Porti Detar Vlorë
Dhenie me koncension HEC Egnatia Shushica Elbasan, zhvilluar me datë 26.11.2007
Ministria e Ekon, Tregt. e Energjitikes
Blerje artikujsh ushqimorë, zhvilluar me datë 27.02.2008
Instituti Ekzekutimeve te Denimeve Penale Peqin.
Studim, projektim projekt zbatimi rruga e Brarit – Hyrja e Tunelit Qafë-Murriz, zhvilluar ne datën 10.12.2007
Drejtoria e Pergj. Rrugëve Tiranë
Blerje artikuj ushqimore, zzhvilluar më datë 27.02.2008
Instituti Ekzekutimeve të Denimeve Penale Lezhë.
“Sistemim e asfaltim rrugë në bllokun e ish-Përpunim Drurit” në Fier , zhvilluar më datë 19.03.2008
Bashkia Fier
“Blerje shtypshkrime mjeku”, zhvilluar datë 17.03.2008
I.S.K.SH Tiranë
“Ruajtja me SH.R.S.F e objekti ,
zhvilluar në datë 10.03.2008
Zyra Rajonale Punes Tiranë
“Prodhim shpërndarja e Dokumentit të Identitetit dhe Pasaportës Elektronike” zhvilluar me datën 28.02.2008
Ministria e Brendshme
Objekti i Prokurimit
Autoriteti Kontraktor
Ankesë për Agjencinë e Prok. Publik për procedurën
Blerje medikamente, zhvilluar me datë 17.08.2007
SUQU Tiranë
“Prodhim shpërndarja e Dokumentit teëIdentitetit dhe Pasaportës Elektronike” zhvilluar me datën 28.02.2008
Ministria e Brendshme
Pastrimi i Komuna Shëngjin,
zhvilluar me datë 27.03.2008
Komuna Shëngjin
Blerje boje vijëzimi me fosfor,
zhvilluar me datë 14.04.2008
Drejt. Riparim mak. Furnizim Rrugor Tiranë
“Blerje shtypshkrime mjeku” zhvilluar datë 17.03.2008
ISKSH Tiranë
“Ruajtja me SHRSF e objekteve të OST Tiranë”, zhvilluar në datë 19.03.2008
Operatori Sistemit Transmetimit Tiranë
Kërkesë për sqarim të kritereve të kualifikimit të dhëna në Dok.Tenderi “Certifikata e Origjinës”
për Agjencinë e Prok. Publik
Sistemi i kamerave të burgut Korçë dhe Fushë-Krujë, zhvilluar me datë 06.03.2008
Drejtoria e Përgj. Burgjeve Tiranë
Mbrojtje nga lumi i Kalasë, Gjirokastër
zhvilluar me datë 27.03.2008
Bordi i Kullimit Sarandë
Mbrojtje nga lumi i Pavlla e Madhe,
zhvilluar me datë 28.03.2008
Bordi i Kullimit Sarandë
Dhënie me koncesion HEC Thane, Lushnjë,
zhvilluar me datë 17.12.2007
Ministria e Ekon, Tregt. e Energjetikes
“Ruajtja me SHRSF e objekteve te Bordi i Kullimit Lezhë”, zhvilluar në datë 20.03.2008
Bordi i Kullimit Lezhe
Blerje materiale pastrimi,
zhvilluar me datë 04.04.2008
Spitali Rajonal Berat
“Ruajtja me SHRSF e Doganës Tiranë,
zhvilluar ne datë 28.02.2008
Dogana Tiranë
Blerje materiale pastrimi,
zhvilluar me datë 04.04.2008
Spitali Rajonal Berat
Blerje mallra industriale e ushqimore,
zhvilluar me datë 11.04.2008
Drejt Shtëpisë Pushimit Ministrisë Brendshme Durres
Blerje artikuj ushqimore, zhvilluar me datë 13.03.2007
Instituti paraburgimit
“Jordan Misja” Tiranë
Dhënie me koncesion HEC Vukli, Shkodër,
zhvilluar me datë 24.04.2008
Ministria e Ekon, Tregt. e Energjetikes
Probleme me dokumentet e tenderit ne faqe interneti te APP-se
Agjencia e Prokurim