E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanitë e Karburanteve abuzojnë me sasitë e karburantit, por publiku nuk mund të marrë vesh emrat

Konsumatorët jo vetëm që përballen me cilësinë tejet mase të keqe të karburanteve në Shipëri por tashme duhet të jenë të vëmendshëm edhe nga sasia e karburantit që marrin në këto pika, pasi është konstatuar se mashtrohen me sasinë e tij.

1115_t2Pas një kontrolli të bërë tek kompanitë e karburantit në vend, Drejtoria e Metrologjisë  ka bërë të ditur se ka gjetur 14 kompani tregtimi karburantesh me shkelje të rënda në aparatet matës të sasisë së naftës dhe banzinës në pikat e shitjes.

Mësohet se pesë prej këtyre pikave me probleme ndodhen në Tiranë, katër në Elbasan si dhe të tjera pika në Durrës, Shkodër, Prrenjas dhe qytete të tjera.

Subjektet kanë ndërhyrë në instrumentet matës, duke prishur plumbosjen e vendosur nga inspektorët metrologë. Në përputhje me legjislacionin për metrologjinë, u mbajt aktkontrolli përkatës, u bë plumbosja e pistoletave dhe u morën masa me gjobë me një vlerë totale 10 500 000 lekë për 14 subjekte nga të cilat 5 në Tiranë, 4 në Kavajë, 2 në Shkodër, 1 në Elbasan, 1 në Përrenjas, 1 në Bilisht, 1 në Fier, tha Kozeta Mesiti, drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Metrologjisë.

Drejtoria e Metrologjisë ka deklaruar gjithashtu se nuk mund të bëjë të njohur për publikun emrat e pikave të karburantit duke arsyetuar se ligji për të dhënat tregtare i mbron këto kompani. Në këtë mënyrë, konsumatori jo vetëm që i duhet të përballet me cilësinë tejet mase të keqe të karburanteve në shipëri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›