Kompanite e huaja terhiqen nga Irani
Kater kompanite me te medha energjitike po terhiqen nga Irani ne menyre qe te pajtohen me sanksionet e Shteteve te Bashkuara.
Royal Dutch Shell Total Statoil dhe italiania ENI do te shmangin keshtu ndeshkimet e SHBA per ke vazhdon te beje biznes me Iranin.
Edhe kompania Naftiran Intertrade me seli ne Zvicer do te perballet gjithashtu me sanksione te reja.
SHBA kane perforcuar sanksionet ndaj Iranit nga shqetesimi se ai po pergatit arme me fuqi atomike.
Por keto akuza jane hedhur vazhdimisht poshte nga Teherani zyrtar i cili deklaron se programi berthamor ka qellime paqesore.
Ligjet e fundit i japin administrates amerikane fuqine per te penalizuar kompanite e huaja qe investojne mbi 20 milione dollare ne sektorin iranian te energjitikes.