Vizat Franca e Holanda skeptike

Sekretarja e Pergjithshme e ESI-t Alexandra Stiglmayer vlereson se Brukseli po perdor standarte te dyfishta duke e krahasuar me procesin e nje viti me pare kur u vendos liberalizimi i vizave me Serbine Malin e Zi e Maqedonine.
Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte fakti qe Franca e Hollanda po krijojne pengesa ne nje kohe qe Komisioni ka thene se kriteret jane plotesuar. Vitin e kaluar kur Serbia apo Mali i Zi ishin ne te njejten pozite askush nuk ngriti ndonje shqetesim ndaj perse duhet te perbeje tani problem tha Stiglmayer.
Burime konfidenciale nga takimi i perfaqesuesve te perhershem te vendeve anetare ne Bruksel treguan per Top Channel se perpara mbledhjes se 8 nentorit ne Keshillin e BE-se eshte rene dakort qe ekspertet e Komisionit te takohen gjate tetorit me perfaqesuesit holandez dhe francez per te dhene shpjegime shtese mbi vleresimet pozitive qe rezultojne nga misionet e fundit vezhguese ne terren.
Une besoj se presidenca Belge eshte e vendosur per marrjen e nje vendimi gjate mandatit te saj dhe ne rastin me te keq ata mund ta lene kete ceshtje per vote cfare do te kerkonte vetem 3/4 per miratim. Pra nese Franca e Hollanda jane kunder liberalizimit tani megjithese ne fund mund te votojne edhe pro tij gjithsesi kjo ceshtje kalon me shumice te cilesuar tha Stiglmayer
Per ESI-n shqetesimet e ngritura nga Franca e Hollanda nuk kane te bejne vetem me ceshtjen rome por dhe me pranine myslymane ne Shqiperi e Bosnje. Nderkohe qe zyrtarisht pozicioni i kujdesshem i disa vendeve anetare justifikohet me dyndjet e kerkesave per azil te qytetareve nga Maqedonia e Serbia ne fillim te ketij viti ne Europe.