Kompanitë e mëdha kineze interesohen për investime në tregun shqiptar

Tiranë, 17 qershor, NOA Një nga katër kompanitë më të mëdha shtetërore kineze është e interesuar për të hyrë në tregun shqiptar. Bëhët fjalë për kompaninë CNEEC (China National Electric Equipment Corporation), e cila e zhvillon veprimtarinë e saj në 4 fusha, në infrastrukturë, energji, të shërbimeve si furnizimi me ujë dhe tregti për pajisje elektrike.
Zëvendës Presidenti i kompanisë CNEEC Zheng Chengjun zhvilloi sot një takim me Kryeministrin Berisha, ku vlerësoi krijimin e kushteve të përshtatshme për biznes nga ana e qeverisë shqiptare.
Zhvillimet shumë pozitive të ekonomisë shqiptare të viteve të fundit kanë bërë që Bordi i kompanisë sonë të vendosë të shtrijë projektet e investimit edhe në Shqipëri, tha Chengjun.
Për këtë qëllim ai shtoi se kompania ka interes në infrastrukturë, ndërtim rrugësh, vepra energjetike si hidrocentrale, me koncesion ose për llogari të qeverisë, si dhe projektet në fushën e menaxhimit të ujërave.
Në përbërjen e kompanisë sonë, ne kemi inxhinierë me shumë eksperiencë, që kanë punuar në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe Fierzës, që në vitet 70, prandaj njohim mirë potencialin e madh hidrik të Shqipërisë, ka thënë Chengjun .
Duke bashkuar këtë potencial me reformat e rëndësishme ekonomike që ju keni ndërmarrë e keni bërë Shqipërinë shumë atraktive për investimet tona, tha ai
Kryeministri Berisha u shpreh se e quante të rëndësishëm faktin që kjo kompani mund të investojë në Shqipëri. Pasi i prezantoi me hollësi situatën ekonomike dhe potencialet e Shqipërisë, Kryeministri theksoi se fushat e zgjedhura për projekte nga kompania kineze janë edhe fusha prioritare për qeverinë që ai drejton.
Në infrastrukturë, sikundër edhe në fushën e energjisë do të fillojmë së shpejti projekte koncesionare dhe me garë. Kryeministri Berisha garantoi për mbështetjen e fortë të strukturave të qeverisë, për transparencë në bashkëpunim dhe mbrojtje të investitorëve, që garantojnë ligjet, me të cilat operon biznesi në Shqipëri, u shpreh Berisha.
m.xh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")