E Diel, 1 Nëntor 2026

Korporata energjetike kineze: Rezervat ujore të Shqipërisë, na tërheqin

Tiranë, 17 Qershor, NOA - Kryeministri Berisha priti sot në një takim zv/presidentin e kompanisë CNEEC, China National Electric Equipment Corporation Zheng Chengjun, një nga kompanitë më të mëdha shtetërore kineze, e cila e zhvillon veprimtarinë e saj në 4 fusha, në infrastrukturë, energji, të shërbimeve si furnizimi me ujë dhe tregti për pajisje elektrike.

Zhvillimet shumë pozitive të ekonomisë shqiptare të viteve të fundit, - tha Chengjun, -kanë bërë që bordi i kompanisë sonë të vendosë të shtrijë projektet e investimit edhe në Shqipëri. Prandaj kemi ardhur si delegacion, me këtë përfaqësim të lartë, për të prezantuar interesin e kompanisë sonë në infrastrukturë, ndërtim rrugësh, me garë ose koncesion, vepra energjetike si hidrocentrale, me koncesion ose për llogari të qeverisë, si dhe të shohim mundësinë e projekteve në fushën e menaxhimit të ujërave.

Ai shtoi se në përbërjen e kompanisë, janë inxhinierë me shumë eksperiencë, që kanë punuar në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe Fierzës, që në vitet 70, prandaj e njohin mirë potencialin e madh hidrik të Shqipërisë.
Duke bashkuar këtë potencial me reformat e rëndësishme ekonomike që ju keni ndërmarrë, - tha Chengjun, - e keni bërë Shqipërinë shumë atraktive për investimet tona. Kryeministri Berisha, nga ana e tij, pasi e falënderoi zv/presidentin e CNEEC për vizitën dhe projekt-idetë e kompanisë së tij, u shpreh se e quante të rëndësishëm faktin që kjo kompani mund të investojë në Shqipëri.

Pasi i prezantoi me hollësi situatën ekonomike dhe potencialet e Shqipërisë, kryeministri theksoi se fushat e zgjedhura për projekte nga kompania kineze janë edhe fusha prioritare për qeverinë që ai drejton.

Kryeministri Berisha garantoi për mbështetjen e fortë të strukturave të qeverisë, për transparencë në bashkëpunim dhe mbrojtje të investitorëve, që garantojnë ligjet, me të cilat operon biznesi në Shqipëri.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›