E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanite parashikojne daljen e Greqise nga euro


Një kompani turistike gjermane, “Tui”, i ka kërkuar hoteleve greke me të cilat bashkëpunon që të përcaktojnë në kontratat e tyre se si do të bëhen pagesat në rast të daljes së vendit nga Eurozona.

Kompani të tjera kanë filluar të ndjekin të njëjtën praktikë, duke parashikuar në marrëveshjet që firmosin me vendin tonë fqinj edhe klauzola që i paraprinë mundësisë së rikthimit së dhrahmisë.

”Nëse Greqia nuk do të përdorë më monedhën e përbashkët euro, Tui do të paguhet me një shumë që do të jetë ekuivalente, në bazë të kursit të këmbimit të miratuar nga autoritetet”, është pika e re që kompania turistike do t’i imponojë hoteleve me të cilat Kriza grekeGreqi, politikanët pakt historik për vendin Pakt për qeveri të re Kushti, qeveri pa Papandreun bashkëpunon.

Zëdhënësi i “Tui”, Robin Zimmermann, konfirmoi lajmin, ndërsa shtoi se: “Si një kompani e përgjegjshme, kemi për detyrë të mbrojmë veten dhe klientët tanë nga ngjarjet e paparashikueshme që mund të formohen në Greqi”.

Më shumë se dy milionë gjermanë kaluan pushimet e tyre në Greqi gjatë vitit të kaluar, duke qenë të parët në listën e turistëve në bazë të kombësisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Regjistrimi, proces normal 
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
Rama: Propozim i ri për paktin
Mbrojtja nga taksa e sheshtë
Greqi, politikanët pakt historik për vendin
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›