Kompensim i çmimit për familjet e mbifaturuara
27/04/2010 Dollapi, për shkak të abuzimeve të gjetura largohen nga puna 11 faturistë të ujësjellësit
Pas verifikimit të ankesave të bëra nga qytetarët për faturat e larta të ujit të pijshëm drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime ka ndëshkuar me largim nga puna 11 faturistë. Kreu i këtij institucioni Sahit Dollapi ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se përveç masave ndëshkimore do të operohet edhe me kompensimin e çmimit për familjet që janë bërë pre e këtyre abuzimeve gjatë muajve të fundit. Për t’i kompensuar të gjithë këta qytetarë ujësjellësi do të ndjekë rrugën e faturimit zero. Nga verifikimi i matësve të ujit ka rezultuar se 9335 konsumatorë janë mbifaturuar. Dollapi bëri të ditur se Ujësjellësi i Tiranës gjatë muajve janar–shkurt ka bërë një kontroll të 151 mijë konsumatorëve të qytetit të Tiranës, të cilët kanë kontratë me këtë ndërmarrje, ku janë vënë re dhe shkeljet e shumta të bëra.
Abuzimet
Nga përfundimet e kontrollit të bërë rezulton: 9335 janë mbifaturuar në sasi të vogla, që shkojnë nga 30 deri në 50 metër kub, ndërkohë që 4270 të tjerë janë konsumatorë që kanë gjendje në matësit e tyre, pra kanë sasi uji të pafaturuara, si dhe 18200 konsumatorë kanë rezultuar me faturë zero, të cilët po verifikohen rast pas rasti për të gjetur se cilat janë arsyet e faturimit zero. “Derisa të barazohet sasia e ujit të mbifaturuar me sasinë e ujit të konsumuar do të faturohet zero. Qytetari për ujin e konsumuar para datës 28 shkurt të vitit 2010 do të paguajë 20 lekë për metro kub. Pra, do të paguajë të gjithë sasinë që ka në gjendje në matës, qoftë me një aktmarrëveshjeje se mund të paguhet në mënyrë të menjëhershme, por edhe me këste”, - ka deklaruar Dollapi.
Mbështetja
Tashmë ujësjellësi ka arritur në marrëveshjen me konsumatorët që e gjithë sasia e ujit e gjendur në matës deri më datën 28.02.2010 do të faturohet me çmimin e vjetër, pra me çmimin 20 lekë për metër kub. Për këtë janë marrë të gjitha masat dhe ujësjellësi disponon të gjitha evidencat e nevojshme për çdo qytetar me leximet në terren. “Kjo është bërë që asnjë qytetar të mos ketë pasoja financiare për shkak të çmimit të ri që aplikohet prej 1 marsit 2010”, -sqaroi Dollapi. Në lidhje me masat që ka marrë për shkaktarët e kësaj problematike, deri tani janë pushuar nga puna rreth 11 faturues, si dhe janë ndryshuar nga ky pozicion 38 faturues, të cilët kanë kaluar në funksione të tjera.
Drejtori i përgjithshëm i Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi, ka garantuar qytetarët se asnjë metër kub ujë e pafaturuar deri më 28 shkurt 2010 nuk do të llogaritet me çmimet e reja, por me çmimin e vjetër, i cili është aplikuar për çdo rast të evidentuar. Për këtë pohohet se janë marrë të gjitha masat, ndërkohë që drejtoria e ujësjellësit disponon të gjitha evidencat e nevojshme për çdo qytetar me leximet në terren, çka shmang aplikimin e çmimit të ri.
“Qytetari për ujin e konsumuar para datës së përmendur 20 lekë për metër kub, pra do ta paguajë të gjithë sasinë që ka gjendje në matës. Mund të paguajë të gjithë sasinë menjëherë, por me anë të një marrëveshjeje që ne do të bëjmë me konsumatorin, atij i jepet mundësia që këtë shumë ta paguajë edhe me këste, duke marrë parasysh edhe gjendjen financiare të qytetarëve. Por ajo sasi uji do të paguhet nga të gjithë konsumatorët.”
Për sa u përket borxheve, detyrimet e kompanisë deri tani flasin për 240 milionë, për të cilat mendohet se në një afat të shkurtër, me përmirësimin e treguesve dhe me përmirësimin e cilësisë së shërbimit, si dhe me përmirësimin e arkëtimeve, do të shkohet drejt shlyerjes së tyre. Ky është borxhi që ka Ujësjellësi i Tiranës ndaj të tjerëve, ndërsa borxhi që konsumatorët i kanë Ujësjellësit është rreth 1.5 miliardë lekë, që kanë filluar likuidimin e tyre.