Rregullorja e re, si do ndryshohen numrat e celularëve
27/04/2010 Mund të mbahet i njëjti numër. Pagesa deri në 600 lekë. Kompanitë njoftim për ndryshimin
Miratohet rregullorja që lejon mbajtjen e të njëjtit numër telefoni pavarësisht ndryshimit të kompanisë së telefonisë. Prej një kohe relativisht të gjatë ishte kërkuar lejimi i një lëvizjeje të tillë, por vetëm dje, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, pas debatesh dhe konsultimesh të gjata me operatorët, ka miratuar dokumentin mbi bazën e të cilit do të mundësohet ndryshimi i operatorit, duke mbajtur të njëjtin numër. Portabiliteti do të jetë i vlefshëm si për numrat fiks, ashtu edhe për ata celularë. Rregullorja parashikon që bartja e numrit të bëhet brenda tre ditësh pune nga paraqitja e kërkesës. Përdoruesi që dëshiron të bartë numrin e tij tek një operator tjetër mund ta bëjë këtë me një ndalesë të vetme dhe kjo ndalesë do të jetë operatori marrës, pra, ai ku përdoruesi dëshiron të kalojë. AKEP i njeh të drejtën operatorëve dhënës që në kontratat me përdoruesit të vendosin që në fillim një tarifë për bartjen e mundshme të numrit, por kjo tarifë nuk mund të jetë më e lartë se 600 lekë. Operatori marrës është i detyruar t’i njoftojë çdo numri që thërret një numër të bartur, përpara kryerjes së thirrjes faktin që ky numër është bartur dhe operatorin ku është bartur. Kjo është e detyrueshme të bëhet për shkak të transparencës në tarifim, sepse dihet që thirrjet drejt rrjeteve të ndryshme kanë çmime të ndryshme. Ende nuk ka një afat të qartë për implementimin e plotë të kësaj rregulloreje dhe mundësimin e bartjes së numrit, megjithatë sipas AKEP gjithçka do të jetë gati mes fundit të këtij viti dhe fillimit të vitit të ardhshëm.
Tregu i telefonisë
Në fund të muajit qershor në tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme do të hyjë edhe kompania e katër celulare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, mësohet se operatori i katërt celular, "Mobile 4 Al", pritet që të hyjë në treg në javën e parë të muajit korrik. Pas kësaj, përfaqësuesit e AKEP-it, presin që tregu të ketë një rritje të konkurrencës, shërbime më të mira, ulje tarifash dhe teknologji të përparuar. Pas futjes në treg të operatorit të tretë, në raportin e AKEP, janë dyfishuar përdoruesit e telefonisë së lëvizshme, krahasuar me një vit më parë dhe po ashtu është dyfishuar koha e bisedës. Ndërkohë me hyrjen e operatorit të katërt shpresohet se do të ketë një element plus në rritjen e konkurrencës. Kompania e katërt telefoni celular është një konsorcium në të cilën Postë Telekomi i Kosovës (PTK) ka 30 për qind të aksioneve dhe pjesa tjetër prej 70 për qind të aksioneve përbëhet nga kompania shqiptare. Licenca për këtë kompani u dha në muajin prill të vitit të kaluar për 7.2 milionë euro. Në tregun shqiptar janë tashmë të pranishme AMC, Vodafone Albania dhe Eagle Mobile. Së bashku të tre kompanitë e telefonisë celulare arrijnë në rreth 4 milionë konsumatorë në vendin tonë me 3.3 milionë banorë.
Interneti
Brenda një kohe të shkurtër tregu i internetit në Shqipëri do të njohë zhvillime të mëdha falë futjes së teknologjisë 3G. Drejtuesit e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike deklarojnë se teknologjia 3G do të bëjë një transformim shumë të madh të mënyrës së përdorimit të telefonisë. Aktualisht mësohet se është mbaruar studimi për brezin. “Kemi marrë vendimet përkatëse për mënyrën se si do të procedojmë dhe jemi në momentin e vendimmarrjes që lidhet me dokumentin e politikave që është në proces miratimi në Këshillin e Ministrave. Mendojmë që brenda këtij viti të shfaqim edhe operatorë që shfrytëzojnë brezin e OMTS”, deklaroi pak kohë më parë kreu i AKEP-it, Pirro Xhixho.
Dyfishimi
Si pasojë e uljes së tarifave telefonike, AKEP konstaton dyfishim të thirrjeve dalëse mujore nga konsumatorët për 2009-ën, krahasuar me vitin paraardhës, nga mesatarisht 30 në 60 minuta. Aktualisht në Shqipëri janë mbi 4 milionë përdorues të telefonisë së lëvizshme, çka do të thotë se numri i përdoruesve është në raporte të njëjta me vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë që me futjen e operatorit të katërt numri i përdoruesve pritet të rritet akoma edhe më tepër.
Kursimet
Rritja e konkurrencës në tregun e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri ka sjellë kursimin e 35 milionë eurove nga klientët e kompanive celulare në vend gjatë vitit të kaluar. Deri më tani në sektorin e telefonisë celulare janë lëshuar katër autorizime individuale: “AMC, sh.a”, “Vodafone Albania, sh.a”, “Eagle Mobile, sh.a”, “Mobile 4 Al sh.a”. Operatori “Mobile 4 Al” është operatori i katërt celular GSM, të cilit iu akordua autorizimi individual nga AKEP-ja më datë 26.06.2009.
Tarifat
Duke filluar nga data 1 korrik Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të shfuqizojë rregullimin e tarifave me pakicë për kompanitë celulare AMC dhe Vodafone Albania. Në vitin 2007, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve pati vendosur rregullimin e tarifave me pakicë për AMC dhe Vodafone Albania, në dy planet kryesore tarifore me parapagesë, Albakarta dhe Vodafone Card.