E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimi financiar deri ne 2015 i parealizueshem

AKKP jo transparente

Nje vemendje te vecante Avokati i Popullit i kushton procesit te kompensimit financiar te subjekteve te shpronesuara. Per kete institucion eshte problematike ngadalesia e mjeteve te pamjaftueshme te rezervuara per kompensimin financiar te ish-pronareve. Neni 23 i ligjit parashikon qe procesi i kompensimit financiar te perfundoje ne vitin 2015. Nisur nga ritmet e deritanishme te pageses dhe te ndryshimeve e pervitshme te procedurave te percaktuara ne vendimet perkatese te KM-se perspektiva nuk duket shume optimiste. Afati i njohjes pergatitjes dhe paraqitjes se dokumentacionit te percaktuar ne aktin nenligjor vleresohet si i pamjaftueshem si dhe mungese transparence ne listat aktet e te cilave pranohen ose jo dhe e perfituesve te kompensimit thuhet ne raportin e Totozanit. Sipas Avokatit le per te deshiruar bashkepunimi i administrates te AKKP-se me aplikuesit duke mos iu krijuar realizimin e kontakteve per informacion sugjerime apo sqarime e mundesive te subjekteve ish-pronareve per tu shprehur ose marrja pjese personalisht apo me perfaqesuesit ligjore ne shqyrtimin administrativ te rastit te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›