Dosjet e dorezuara akuza per tjetersim te te tretet
Avokati i Popullit ne raportin vjetor te vitit 2011 ben prezent veshtiresite dhe problemet qe hasin qytetaret ne tjetersimin e pronave. E kjo e ndermarre me vendimet e institucioneve shteterore sic jane edhe Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Gjithashtu Avokati ben te ditur se ankesa ka dhe per AKKP-ne ku nuk zbatohen afatet dhe kerkesat e Kodit te Procedures Administrative. Nje dukuri tjeter mbetet hermetizmi zyra dhe dyer qe nuk hapen te mbyllura per komunikim me ankuesit avokatet dhe perfaqesuesit e tyre. Avokati i Popullit gjate vitit 2011 ka trajtuar dhe 76 ankesa nje numer i konsiderueshem individesh me pretendime ndaj Zyrave Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te cilat me veprimet apo mosveprimet e tyre jane bere premise per shkeljen e te drejtes se prones. Keto organe ne shume raste nuk jane vecse nje pengese burokratike artificiale ndaj qytetareve te thjeshte per kryerjen e veprimeve te ndryshme te parashikuara nga ligji - thuhet ne raport.
Ankesa e IMe ankesen nr. 201101012 qytetarja pas nje kohe relativisht te gjate jashte Shqiperie kerkonte informacion per sasine maksimale te tokave qe njeh kthen apo kompenson KKKP-ja per trashegimlenesin e saj ish-pronar i madh. Ne sqaruam se nese ne nenin 6 te ligjit me perjashtim te tokes bujqesore e cila kthehet deri ne 100 ha prona u kthehet pa kufizim.
Ankesa e IIPer Avokatin problematike eshte ankesa me nr. 201001390 me te cilen familja ankuese kreditore parashtronte pretendimet per zvarritje te pamotivuara ne ekzekutimin e vendimit te Gjykates Europiane te Strasburgut i marre ne daten 23 korrik te 2007. Ne kete vendim detyrohej KKKP-ja te nxjerre vendim ne formen e kerkuar nga ligji dhe kthimin e nje siperfaqeje trualli nderkohe qe eshte ekzekutuar vetem pagimi nga qeveria shqiptare i demit moral. Nga shqyrtimi i rastit rezulton se ish-AKKP-ja rajonale me vendimin nr.109 date 26 gusht 1996 nga prona e kerkuar prej 146 ha ose 1100 vrenetesh u njohu ankuesve siperfaqen brenda vijes se verdhe te qytetit dhe ktheu 2 ha sipas kufizimit te ligjit te kohes. Ne vendim mungonin tri firmat e anetareve te komisionit. Sipas nenit 120 te Kodit te Procedurave Administrative duhet te korrigjoheshin nga vete institucioni. Meqe kjo nuk funksionoi ankuesit iu drejtuan gjykates. Ne kushtet e keqinterpretimit kreditorja iu drejtua Strasburgut e cila i dha te drejte. Por ketu sipas Avokatit as nga AKKP-ja dhe as nga Permbarimi nuk pranohet zbatimi i vendimit te Gjykates Europiane te Strasburgut.
HidrocentraletAvokati shpreh shqetesim dhe ne lidhje me kompensimin e pronave te te shpronesuarve nga ndertimi i HEC-it te Fierzes. Problem mbetet se ne keto raste duhet te angazhohet AKKP-ja vec rasteve ku flitet per trojet industriale. Nje rast tjeter eshte dhe nje prone e nje qytetari nga Tirana per truallin ne Zall-Herr. Ky truall i eshte dhene nje pronari privat me qira kundrejt nje qiraje ne favor te pushtetit vendor ne nje kohe prona i eshte njohur ketij shtetasi. Avokati ngre dhe si shqetesim ankesen e konstatuar ne Vlore lidhur me mosekzekutimin e nje vendimi gjyqesor te formes se prere nga ana e Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave privatizimi i nje objekti ish-mense e NB-se. Sipas raportit drejtuesit e kesaj Agjencie e kane zvarritur ne menyre te pakuptimte dhe te pabazuar ne ligj zbatimin e titullit ekzekutiv pa shkaqe ligjore.