E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimi i ish-pronarëve, qeveria akordon 1.5 mld lekë

1.5 miliard leke ka akorduar qeveria per procesin e kompensimit te 350 subjekteve, pronat e te cileve jane prdorur ne procesin e legalizimeve. Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, gjata takimit me drejtues te AKKP, konfirmoi se qeveria deri ne fund te vitit, mund te akordoje nje tjeter fond kompensimi per ish pronaret.

"Procesi eshte duke ecur paralelisht. Pra, vendimet e qeverise reflektojne vendimin e ALUIZNI per legalizimin e prones qe eshte ndertuar ne zone informale, dhe njekohesisht ne po te njejtin vendim parashikohet vendimi per kompensimin fizik te pronarit qe shpronesohet nga legalizimi i kesaj prone. Kjo eshte ceshtja per te cilen ne diskutuam sot. Kjo eshte ceshtja per te cilen iu referova faktit qe qeveria pikerisht per kompensimin e ketyre rreth 350 subjekteve te identifikuara deri tani, jane vene ne dispozicion nje fond prej 1.5 mld leke te reja, fond i cili do te shtohet besoj dhe me nje shume tjeter te konsiderueshme deri ne fund te vitit. Masat ligjore, pra amendime dhe nderhyrje te mundshme ne legjislacion, permenda masat administrative qe kane te bejne pikerisht me krijimin e mekanizmave efektive te brendshme per trajtimin e ceshtjes se kthimit dhe kompensimit te pronave, dhe natyrisht me masat buxhetore te cilat mbeshtesin ne fund te fundit te gjitha keto masa te mesiperme qe une permenda", tha Bujar Nishani, minister i Drejtsise.

Nishani konfirmoi se aktualisht procesi po ecene paralelisht, vendimet e qeverise per legalizimin e pronave informale, po shoqerohen me vendimet per shprblimin e pronareve te shpronsuar ne keto siprfaqe. Ai garantoi kompensim financiar per te gjithe pronaret si dhe bashkepunimin me te gjitha institucionet shteterore te interesuara per administrimin e prones.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›