E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyrja e policisë ndaj kriminelëve, përdorim armësh pa paralajmërim

Paralajmerimi i ndryshimeve ligjore nga ministri i Brendshem per te mbrojtur jeten e policeve perballe krimit e ka ne fakt zanafillen qe ne fundin e gushtit te kaluar. Dy jave pas vrasjes se kater oficereve te policise nga Dritan Dajti ne Durres kryeministri Sali Berisha urdhroi prgatitjen e nje ligji te ri. Perdorimi i armeve te zjarrit nga strukturat operacionale te policise dhe forcat e armatosura mbeshtetet ne ligjin e miratuar qe ne vitin 1998.

Por ky ligj e kufizon prdorimin e armeve te zjarrit. Pavaresisht rrethanave ne te cilat mund te gjendet policia ajo duhet te evitoje armet dhe ti shohe si mjetin e fundit. Edhe pse personi i rrethuar nga policia mund te jete me rrezikshmri te madhe autor i disa vrasjeve ai duhet paralajmruar me pare me ze te larte pastaj duhet qelluar me arme ne ajer. Madje neni 7 thote se edhe kur personi kunderpergjigjet hapet zjarr por duke synuar gjithnje gjymtyret e poshtme per te mos e asgjsuar. Pika e tre e ligjit te vitit 1998 e cila flet per prdorimin e armeve te zjarrit nga forcat e armatosura eshte ndryshuar me urgjence ne mesin e majit te ktij viti.

Shtesa eshte bere per te ligjruar veprimtarine e kontingjentit te pare ushtarak qe merr pjese direkt ne frontin e luftimit ne Afganistan. Ndersa sa i takon veprimtarise se policise duhet rregulluar kuadri nenligjor pikerisht ne nenin 7 te ligjit. Pritet qe pas ndryshimeve ligji te parashikoje qarte rastet se kur forcat e policise duhet te qellojne pa paralajmrim ndaj eksponentve te krimit.

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›